Meidani: PS të kthehet në Kuvend
“Duhet konsensus midis maxhorancës dhe opozitës. Pa konsensus vendi drejt një krize më thellë. Bojkoti i Partisë Socialiste bëhet pengesë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian’, theksoi Meidani në një konferencë shkencore në qytetin juglindor.
Ai shtoi se ky bojkot dëmton Partinë Socialiste dhe të ardhmen e saj si forcë e rëndësishme politike. Meidani ka kërkuar nga Presidenti i Republikës të ndërhyjë për të zgjidhur situatën.
“Institucioni i presidentit është për unitetin e popullit dhe e ka për detyrë të shmangë çdo lloj krize potenciale. Në gjykimin tim nëse variantet për zgjidhjen e krizes nuk japin rezultat, atëherë ajo mund të zbërthehet në gjirin e popullsisë, gjë që shqiptarët nuk e meritojnë aspak”, tha ai.