PS rinis protestat, Rama: Shqipëria në “ngricë”
Kryetari i kësaj partie, Edi Rama, tha para dhjetëra njerëzve në këtë protestë, se Shqipëria po zhytet çdo ditë e më shumë në krizë ekonomike.
Sipas tij, Shqipëria e drejtuar nga Sali Berisha nuk garanton të drejtën dhe lirinë e votës. “Pa të drejta nuk ka zhvillim dhe mirëqenie. Hapja e kutive të votimit është e drejta më elementare”, u shpreh Rama. Ai ka përsëritur refrenin tashmë të njohur të opozitës drejtuar kryeministrit Sali Berisha: Hap kutitë ose largohu!
Krahas kërkesave për mbrotjen e votës, Rama ka parashtruar edhe një sërë problemesh sociale. “Varfëria dhe papunësia po rritet çdo ditë. Ndihma ekonomike po hiqet në mënyrë arbitrare”, tha ai.
Kreu i partisë më të madhe opozitare akuzoi qeverinë se organizon mitingje kundër opozitës, duke shpërdoruar, sipas tij, paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kreu socialist ka paralajmëruar se pas vitit të ri, opozita do të rikhehet në shesh më këmbëngulëse se tani, ndërsa ka shtuar se ky vit i ri po e pret Shqipërinë me plot probleme.