E Diel, 1 Nëntor 2026

Schulz takim me Ramën: Zgjidhje urgjente për krizën

Kreu i grupit të Socialistëve Demokratë në PE, Martin Schulz ka kërkuar zgjidhje urgjente për krizën politike në Shqipëri. Në një takim me kryesocialistin Rama në Strasburg ai tha se hetimi i zgjedhjeve duhet të përfshijë edhe hapjen e kutive të votimit.
Kreu i grupit të Socialistëve Demokratë në PE vlerësoi se iniciativa e Presidentit Topi për tryzën politike është një hap serioz, por të dyja palët duhet të kenë një dialog konstruktiv. Ndërkohë që kreu i PS-së Rama theksoi se hetimi i zgjedhjeve bëhet për përmirësimin e së ardhmes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›