Ndal inerteve ne lumenj

Lejet e shfrytezimit te inerteve ne lumenj do te pezullohen te gjitha dhe puna do te rifilloje pasi te behet nje studimi i mirefillte i gjendjes se shtreterve te lumenjve.
Masat merren nga Ministria e Mjedisit, vetem pak jave pas nje situate dramatike te krijuar ne disa rajone te vendit si pasoje e permbytjeve, per te cilet nje ndikim te madh pati edhe shkaterrimi i shtreterve te lumenjve. Ministri i Mjedisit raportoi para deputeteve te komisionit te bujqesise dhe mjedisit per kete ceshtje“Duhet te arrijme ne frenimin e shfrytezimit te lumenjve sidomos ne gjendjen qe jemi sot, sepse kemi vajtur ne tabanet e tyre dhe kemi krijuar probleme shume te medha me ujerat nentokesore me shpejtesine e levizjes se ujit qe shkaktojne probleme me permbytjet dhe te erozionit”, u shpreh Mediu.Ministri kerkoi mbeshtetjen e task forces, per te sekuestruar te gjitha mjetet e firmave qe punojne ne menyre te paligjshme “Task force prane keshillave te baneseve duhet te veproje e per te bere pezullimin e aktiviteteve te paligjshme ne shtratet e lumenjve”, u shpreh Mediu.Ministria e Mjedisit kerkoi qe te behen studime per ndertimin e argjinaturave ne shume zona te cilat jane konstatuar si problematike. Vete Ministria e Mjedisit do te financoje disa projekte per rindertimin e argjinaturave ne lumin Bune dhe Drin. Tjeter problem i bere puiblik, ishte edhe mosvjelja e gjobave ndaj kompanive qe prodhojne inerte me menyre te paligjshme ajo jashte afateve te licensimit.