Konspiracionet e 11 Shtatorit

Perse disa jane te bindur se vete amerikanet jane shkaktaret e vertete te tragjedise se 11 Shtatorit 2001
Rreth dy muaj me pare Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad deklaroi ne seancen e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara se shume njerez ne bote besojne se vete SHBA-ja ka qene organizatore e sulmeve te 11 Shtatorit te vitit 2001.
Per shume njerez ne Perendim nje deklarate e tille ishte qesharake nderkohe qe pjesa me e madhe e sondazheve tregojne se nuk eshte e vertete qe ne bote besohet se amerikanet ishin ata qe i organizuan sulmet. Megjithate ketu behet fjale per nje besim qe ekziston te nje pjese e njerezve madje edhe te disa prej aleateve te SHBA-se si Turqia ose edhe brenda vete Shteteve te Bashkuara.
Kjo teori mund te jete e vertete - thote nje biznesmen 48-vjecar turk.
Kur degjova per here te pare per sulmin e Bin Ladenit besova ne kete variant por me vone mendova se ndoshta vete Shtetet e Bashkuara krijuan gjithcka vetem sa per ti nenshtruar myslimanet e botes - vazhdon turku. Menjehere pas sulmit shume shtete shfaqen keqardhje te madhe per Shtetet e Bashkuara megjithese qysh ne ate kohe filluan te qarkullonin teori te ndryshme konspirative. Sipas tyre nuk ishte Al-Kaeda ajo qe i shkaktoi tragjedite por SHBA-ja ose Izraeli.
Disa jave pas sulmeve Presidenti Bush kerkoi ne Kombet e Bashkuara nga bota qe te mos i toleroje teorite konspirative te cilat e shmangnin akuzen nga shkaktaret e saj te vertete. Megjithate lufterat qe pasuan ne Irak dhe Afganistan i dhane argumente shtese pretendimit te konspiracionisteve ne lidhje me kryerjen e sulmeve te 11 Shtatorit nga SHBA-ja me qellim te ndermarrjes se nje sulmi ndaj shteteve te ndryshme ne Lindjen e Mesme e kjo me qellim te mbrojtjes se Izraelit.
Ne vitin 2006 nje sondazh tregoi se shumica e banoreve te shteteve arabe mendonin qe sulmet nuk ishin kryer nga arabet. Dy vjet me vone nje tjeter sondazh tregoi se 36 per qind e turqve dhe 27 per qind e palestinezeve mendonin se sulmet ishin kryer nga vete amerikanet. Besime te tilla ka pasur edhe ne SHBA. Ne vitin 2006 nje sondazh i kryer me 1010 amerikane tregoi se 36 per qind e te anketuarve kishin nje lloj bindjeje se ne keto sulme kishte shume mundesi qe te kene qene te perfshire edhe zyrtaret amerikane te cilet ose moren pjese vete ose nuk bene asgje per ta shmangur tragjedine.
Nderkohe pervec Presidentit Ahmadinejad i cili e dha deklaraten bombastike rreth dy muaj me pare ka edhe lidere te tjere shtetesh qe kane shprehur dyshimet e tyre per sulmet e 11 Shtatorit sic eshte lideri i Kubes Fidel Castro Presidenti i Venezueles Hugo Chavez apo ish-guvernatori i Minesotas Jesse Ventura. Teorite e konspiracionit u fuqizuan edhe me teper pas deklarimeve te SHBA-se dhe sherbimeve amerikane te zbulimit lidhur me supozimin e ekzistimit te armeve te shkaterrimit masiv te cilat ne fakt ishin shkaku kryesor i pushtimit te Irakut megjithese keto arme nuk u gjeten kurre.
Fillimisht kam pasur dyshimet e mia per teorite e konspiracionit por pasi kam pare ate qe ndodhi ne vitet qe pasuan sulmet e vitit 2001 nuk kam dyshime se gjithcka ishte e orkestruar nga amerikanet me qellim te gjetjes se nje preteksti te mire per te sulmuar shtetet myslimane - thote nje analist i bankave ne Pakistan.
Ne muajin mars gazeta prestigjioze The Washington Post akuzoi ashper nje deputet japonez te Partise Demokratike ne pushtet ngase ai gjate nje interviste kishte thene se disa prej sulmuesve te 11 Shtatorit ishin ende gjalle dhe se ne keto sulme forcat ne hije paten nje rol shume te rendesishem me qellim te perfitimeve personale.
Gjithashtu nje web-faqe e Departamentit te Shtetit brenda saj ka nje hapesire kushtuar teorive te konspiracionit kjo me qellimin qe ne vend se te fshihen ato te mund te publikohen. Ne web-faqe thuhet se teorite e konspiracionit ekzistojne si mite dhe ato jane pjelle e imagjinates frikes dhe fakteve te rreme qe i injorojne faktet reale.