E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona shuplake edhe Uesli Shnajderit

Sipas La Gazzetta dello Sport per cmimin qe i jepet futbollistit me te mire te vitit fiton vetem Barcelona

Eumlshte vetem Barcelona. Pas pellembes qe i dha Realit te Madridit ne klasiken qe u luajt te henen e kaluar skuadra katalane po pergatitet qe te marre nje tjeter triumf. Kesaj radhe edhe Topi i Arte do te jete i tyre. Keshtu trofeu me prestigjioz qe do te jepet nga revista France Football dhe FIFA me shume siguri do ti dorezohet njerit prej futbollisteve te Pep Guardioles. Nje gje te tille e beri dje te ditur prestigjiozja italiane La Gazzetta dello Sport. Sportivja roze njoftoi se nga lufta per te fituar cmimin qe i shkon futbollistit me te mire te vitit ka dale Uesli Shnajder. Ajo cka hidheron me shume zikaltrit eshte fakti se lojtari holandez nuk do te ngjitet as ne pod. Shnajderi edhe pse me Interin fitoi Ligen e Kampioneve Kupen dhe Kampionatin Italian nuk eshte favorit. Sipas La Gazzetta dello Sport mbi holandezin peshon shume vendi i dyte qe mori Holanda ne Boteror.

Fotofinish

Vendin e tij ne podium me shume gjasa e merr Leo Mesi qe i bashkohet Iniestes dhe Ksavit. Qe prej vitit 1998 eshte bere tradite qe Topi i Arte i jepet atij qe ka fituar Kupen e Botes prandaj dueli final pritet te jete mes dy mesfushoreve te Barcelones dhe Spanjes Iniesta-Ksavi. I pari eshte autori i golit qe u dha spanjolleve trofeun kurse i dyti truri i skuadres se Del Boskes. Para fillimit te ketij sezoni Shnajder kishte njefare avantazhi ndaj rivaleve kampion i Evropes dhe i Italise me Interin duke i dhene leksion edhe Barcelones ne gjysmefinalen e Championsit. Por ne syte e nje jurie te perbere nga gazetare trajnere dhe kapitene te kombetareve holandezi po paguan shtrenjte fillimsezonin katastrofik me Interin. France Football pritet qe sot te publikoje zyrtarisht tri kandidaturat finaliste nga ku me 10 janar ne pallatin e FIFA-s ne Zyrih te Zvicres do te dale fituesi i Topit te Arte 2010. Gjithsesi ne fotofinish do te kemi nje duel midis njeriut qe dergoi ne catine e botes Spanjen Iniesta dhe trurit qe can cdo mbrojtje Ksavi Hernandes.

Zhgenjimi

Ky lajm i gazetes italiane ka zhgenjyer shume Shnajderin. Mesfushori holandez pak dite me pare deklaroi se ishte njeri nga favoritet per fitimin e ketij trofeu. Numri 10 i Interit nuk humbi shansin per ti bere paksa reklame vetes duke u kujtuar te gjitheve trofete qe kishte fituar ne sezonin e kaluar me zikaltrit. Gjithsesi trajneret dhe kapitenet e kombetareve dhe gazetaret juria qe vendos per fituesin e ketij cmimi nuk kane mbyllur syte perballe ketij fillim sezoni katastrofik te skuadres se Benitezit. Pervec ketij fakti spikat edhe forma e shkelqyer e Iniestes.

I magjishem

Iniesta qe tri vite me pare as dukej ne 50-shen e pare ne 2008 nuk ishte as ne 30 vendet e para duelon sivjet me Ksavin dy vjet me pare doli i pesti ndersa vjet i mori vendin e trete Iniestes per 21 pike. Numri tete i Barces duket se eshte na avantazh kundrejt Ksavit pasi ka shenuar golin ne finalen e Boterorit eveniment qe organizohet nga FIFA. Iniesta me lojen e tij te shfaqur ka qene me te vertete i magjishem. Nje merite per kete ngjitje te madhe te Iniestes e ka edhe Spanja. Nga iberiket mundesine per te fituar Topin e Arte 2010 e kane plot gjashte futbolliste pervec treshes se podit ne liste jane edhe Pujol Vija dhe Alves. Jashte kesaj edhe pse ishte autori i golave te tripletes zikalter ka mbetur edhe Milito. Princi i Interit ndryshe nga Shnajderi nuk eshte renditur mes fituesve potenciale pasi ne Boteror ishte nje fantazme.

I teti

Iniesta me shume mundesi do te jete lojtari i tete nga FC Barcelona qe e fiton kete cmim. Shtate fituesit e meparshem te Barcelones jane Luis Suarez 1960 Johan Krujf 1973 dhe 1974 Kristo Stojckov 1994 Rivaldo 1999 Ronaldinjo 2005 Mesi 2009. Klubi katalanas do te barazoje keshtu dy klubet italiane AC Milan dhe Juventus nga 8 Topa te Arte secili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›