E Diel, 1 Nëntor 2026

NASA zbulon gjallesa me baze arseniku

Laboratori Astrobiologjik prane NASA-s ka bere nje zbulim mahnites i cili na ben te ndryshojme konceptin e jetes sic e njihnim deri sot. Testet kerkuese te shkencetareve ne terrenin e veshtire te liqenit Mono ne Kaliforni zbuluan gjallesen e pare ne historine e planetit e cila prodhon arsenik i cili eshte nje armik vrases i trupit. Madje mikroorganizmi jo vetem qe e prodhonte por zevendesonte fosforin me te.

Kuptimi i fjales jete ka ndryshuar ka marre permasa te tjera - thote Ed Veiler drejtori i asociuar i Drejtorise se Misionit per Shkencen me zyre ne Uashington. Meqenese jemi duke kerkuar forma jetese ne gjithe sistemin diellor tani duhet te ndryshojme kriteret dhe format e kerkimit dhe ti marrim ne konsiderate edhe format e jetes qe ne nuk i njohim. Ky zbulim i rendesishem do te ndryshoje shume kapituj ne librat e biologjise ne gjithe boten dhe do ta zgjeroje aspektin kerkimor te jetes jashte planetit tone. Kerkimi u publikua ne edicionin javor te Science Express.

Karboni hidrogjeni nitrogjeni oksigjeni fosfori dhe sulfuri jane gjashte ndertuesit baze te te gjitha formave te njohura deri me sot te jetes. Fosfori eshte pjese e pasme kimike qe nderton DNA dhe RNA struktura te cilat permbajne kodin gjenetik dhe qe konsiderohen si ato qe mbajne gjalle cdo qelize. Fosfori eshte nje komponent qendror i molekulave qe kane energji ne te gjitha qelizat adenosine triphosphate dhe gjithashtu dhe fosfolifidin qe formon cdo membrane. Arseniku nga ana tjeter eshte shume i ngjashem me fosforin por eshte helmues per pjesen me te madhe te jetes ne Toke. Arseniku shkaterron rruget metabolitike per shkak te sjelljes se tij kimike te ngjashme me ate te fosforit. Ne e dime qe mikrobet mund te thithin arsenik pra te kryejne frymemarrje me arsenik por zbulimi yne tregon nje mikrob i cili jo vetem qe e thith por edhe nderton qelizat me arsenik - thote Felissa Volf-Simon nje kerkuese astrobiologjike e NASA-s. Ne qofte se nje gjallese ketu ne toke mund te beje dicka kaq te paparashikueshme atehere cfare mund te fshehe per ne e gjithe hapesira kerkuesit zbuluan se mikrobi i quajtur GFAJ-1 eshte nga grupi i baktereve te quajtur Gammaproteobacteria. Ne laborator kerkuesit zhvilluan nje eksperiment ne te cilin bakteret e marra nga liqeni ushqeheshin me nje diete te varfer ne fosfor por te pasur ne arsenik. Ata cuditerisht vune re se bakteret nuk po vdisnin aspak por perkundrazi me molekulat e arsenikut po ndertonin qelizat qe do te sillnin ne jete nje tjeter GFAJ-1. Ceshtja themelore ne te cilen kerkuesit u perqendruan ishte se mikroorganizmi i ri qe u krijua ne DNA e tij kishte ne vend te fosforit arsenik. Gjithashtu edhe membranat e qelizave ishin prej arseniku. Per gjetjen e arsenikut ne keto vende u perdor nje teknologji aq e jashtezakonshme dhe aq speciale saqe njerezit nuk e marrin dot me vend. Ekipi kerkimor vendosi te kerkonte ne liqenin Mono per shkak te natyres se tij kimike te jashtezakonshme sidomos per nivelin e larte te kripes alkalinitetit te madh dhe sasise te jashtezakonshme te arsenikut. Kjo perberje kimike e liqenit vjen si pasoje e izolimit te tij nga uji i rrjedhshem per rreth 50 vjet. Rezultati i studimit do te sqaroje shume pikepyetje kerkuese ne shume fusha te shkences perfshi ketu kerkimin per evolucionin e vete Tokes kimine organike rrethet biogjeokimike semundjet mitigationale dhe gjithashtu kerkimet per sistemin bioplanetar te Tokes. Keto zbulime gjithashtu do te hapin fronte te reja kerkimesh ne mikrobiologji dhe shume fusha te tjera. Ideja e biokimikateve alternative te jetes eshte shume e zakonshme ne filmat fantastiko-shkencore - thote Carl Pilcher drejtori i NASA Astrobiology Institute ne agjencine e Ames Research Center ne Moffet Kaliforni. - Deri tani jeta qe bazohet ne ndertimin e blloqeve te qelizave prej arseniku ka qene vetem teorike por tani e tutje e dime qe nje jete e tille ekziston ne liqenin Mono. Ky kerkim perfshinte shkencetare nga U.S. Geological Survey Arizona State University ne Tempe Laurence Livemore National Laboratory ne Livemore Kaliforni Duquense University ne Pittsburgh Pensylvania dhe Stanford Synchroton Radiation Lightsource ne Menlo Park Kaliforni. Programi astrobiologjik i NASA-s ne Uashington kontribuoi ne fonde per kerkimet ne fushen e Eksobiologjise dhe Biologjise Evolucionarizuese dhe gjithashtu per Institutin Astrobiologjik te NASA-s. Keto fonde do te perqendrohen ne origjinen evolucionin shperndarjen dhe te ardhmen e jetes ne Toke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›