E Diel, 1 Nëntor 2026

Mehilli: "Te denoncohen veprat e dhunshme te Rames"

Partia Demokratike e riakuzoi diten e djeshme, kryetarin e Partise Socialiste per vazhdimin e sulmit ndaj femrave dhe ndaj vlerave familjare. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli deklaroi dje, se ndone thirrjeve per ndaljen e kesaj dhune, Edi Rama po vazhdon t'i imponoje zonjave te PS-se, mbrojtjen ndaj veprave te turpshme te tij. "Keshtu denoncimeve te bazuara me dokumente te pamohueshme, ai iu pergjigjet me nje dhunim dhe poshterim te vlerave familjare, duke u imponuar zonjave te nderuara te Partise Socialiste, te dalin cdo dite e t'u thone shqiptareve se keto sulme jane nderhyrje ne jeten e tij private dhe se keto akte, nuk qenkan dhunim i familjes", deklaroi zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli. Sipas saj, Rama duhet te rikujtoje se nxjerrja e partneres nudo ne plazhe publike, eshte akt i shemtuar dhe i denueshem ne cdo vend te lire te botes. Po keshtu Mehilli theksoi se monstruoze jane edhe akuzat e Rames ndaj bashkeshortes se tij, per atesine e femijes dhe mohimi i kafshates se gojes femijes, nepermjet ketij preteksti dhe akuze. Nderkohe Mehilli ka bere thirrje ne drejtim te femrave, qe ta denoncojne ate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›