Pollo: Rama do Kryeministrin, ai nuk pyet per shqiptaret
Edi Rames nuk i intereson e ardhmja e shqiptareve, atij i intereson vetem te jete kryeminister i vendit. Kjo ishte deklarata qe beri diten e djeshme ministri i Shtetit, Genc Pollo gjate mbajtjes se Kuvendit te deges se Partise Demokratike ne Berat. Sipas ministrit Pollo, Edi Rama eshte nje person amoral dhe i papergjegjshem, i cili kerkon te behet kryeminister edhe ne momentin kur elektorati refuzon. "Edi Rama, ky person amoral dhe i papergjegjshem dhe absolutisht aventurier, sheh endrra me vitin 1997 dhe "Gerdecin" vetem e vetem qe te parashutohet kryeminister edhe kur nuk e do populli, edhe kur e refuzon elektorati", theksoi Pollo nga Berati. Sipas tij, modeli i Rames shpjegohet nga thirrjet e disa militanteve te Partise Socialiste, te cilet nuk kerkojne as uje as drita, por vetem qe te vendosin liderin e tyre kryeminister te vendit. "Ju kujtohet ajo qe ne kete salle u shfaq si militantja socialiste e Beratit, e cila thoshte se nuk duam as drita dhe as uje, vetem partia ime te jete mire. Misherimi i sotem i militantes socialiste te hershme te Beratit, eshte Edi Rama. Shqiperise nuk i duhen rruge dhe as rroga, as viza dhe as Evropa por vetem une kryeminister; kjo eshte motoja e Edi Rames", deklaroi Pollo. Sipas tij, keto qendrime duhen te kundershtohen nga te gjithe socialistet dhe demokratet e Shqiperise. Akuzat e Pollos kane ardhur nga Qarku i Beratit, pikerisht ne zonen ku ai eshte zgjedhur deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit te ketij viti. Nje fushate e cila tashme eshte shtrire ne te gjithe Shqiperine.