E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmali: PS, me skenare te zi kunder liberalizimit te vizave, s'ka bllokim

Perpjekjet e disa eksponenteve socialist per te ndaluar liberalizimin e vizave per shqiptaret, jane te marra dhe te turpshme. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryetari i Komisionit parlamentar te Ligjeve, njekohesisht deputeti i PD-se, Ilir Rusmali. Sipas tij, paraqitja perpara perfaqesuesve te BE-se te skenareve te kobshme, ne rast se do te liberalizohen vizat, eshte nje ngjarje e paprecedent. "Eksponentet e PS-se po thurin skenare te kobshem, ne rast se do te liberalizohen vizat per shqiptaret dhe keto ia dorezojne perfaqesuesve te BE-se. Keto sinjale qe u japin ne rast se vizat liberalizohen per shqiptaret, jane nje turp i papare dhe nje marrezi e madhe", deklaroi Ilir Rusmali. Po keshtu ai i konsideroi levizjet e opozites si antishtet dhe antidemokratike. Por sipas Rusmalit, keto protesta dhe levizje te tjera nga ana e opozites, nuk e kane cenuar funksionimin e Parlamentit ne vend. "Une besoj se Parlamenti ka funksionuar dhe ai nuk eshte i prekur nga mungesa e opozites. Pergjigjja per ta hedhur krizen e partise ne ate Parlamentare eshte e gabuar, sepse Parlamenti nuk mundet ta perjetoje ate krize", deklaroi Rusmali. Sipas tij, nga rruga nuk mund te dalin ligje dhe ato behen ne Parlament, prandaj opozita duhet te kthehet ne Kuvend per te plotesuar detyren qe i kane besuar votuesit e saj. Po keshtu Rusmali deklaroi se eshte nje marrezi, te pretendosh se opozita do te pengoje me keto protesta proceset e integrimit te vendit. Sipas Rusmalit, proceset te cilat kane nisur tashme nuk kane me kthim mbrapa dhe se shqiptaret do te perfitojne se shpejti liberalizimin e vizave. Nga ana tjeter zyrtari i larte i Partise Demokratike, nuk ka munguar te shprehet dhe njehere se opozita duhet te bashkepunoje me mazhorancen, per realizimin e reformave te medha dhe s'ka pse te jete e menjanuar dhe e veteperjashtuar nga keto procese te rendesishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›