E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konstituohet komisioni për ‘Territorialen’, miratohet sekretariati

Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar sot mbledhjen e parë ku është konsistuar dhe është miratuar edhe sekretariati. Mbledhja u hap nga dy bashkëkryetarët e komisionit Anila Denaj dhe Dhurata Çupi

Në fjalën e saj Denaj bëri një përmbledhje të rregullores dhe afatet, ndërsa Çupi foli për reformën territoriale të 2014 duke e cilësuar atë të dështuar që në vend që të sillte decentralizmin bëri krejt të kundërtën.

‘Në vitin 2014, kur u miratua Reforma Territoriale-Administrative, nuk u mbajtën parasysh dy parakushte për suksesin e saj: moskonsultimi me qytetarët, pra ishte një reformë e pakonsultuar dhe pa vullnetin e qytetarëve dhe parakushti tjetër, pa konsensusin e opozitës. Në gjykimin tim është një reformë e dështuar dhe duhet t’i rikthehemi në themel. Ajo çfarë synoi ishte thellimi i decentralizimit. Sot jo vetëm që nuk e kemi, por thelloi centralizimin ndaj pushtetit qendror. Sot ka qytetarë që nuk e marrin shërbimin publik ndaj bashkive, një nga arsyet është largësia e madhe gjeografike. Synimi tjetër ishte për vetëqeverisje lokale. Kryetarët e bashkive janë të cenuar në autoritetin e tyre. Një nga synimet ishte simetri në ndarjen territorial administrative, që nuk e kemi sot’, tha Çupi.

Komisioni i Reformës Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita.

Anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale

PS

  1. Anila Denaj (bashkëkyetare)
  2. Baftjar Zeqo (anëtar)
  3. Lavdërim Krashi (anëtar)
  4. Fadil Nasufi (anëtar)
  5. Anila Denaj (anëtar)
  6. Eduart Ndreca (anëtar)
  7. Anduel Tahiraj (anëtar)
  8. Ilir Pendavinji (anëtar)
  9. Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
  10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
  11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
  12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

  1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
  2. Zef Hila (anëtar)
  3. Andia Ulliri (anëtar)
  4. Xhelal Mziu (anëtar)
  5. Orjola Pampuri (anëtar)
  6. Saimir Korreshi (anetar)
  7. Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
  8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
  9. Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›