E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio, 286 minuta pa gol

Nëntëdhjetë minuta pa arritur ti kundërpërgjigjen ndaj një Napoli dominues. Lazio ka problem të shënojë gol.

Skuadra nga kryeqyteti italian nuk ka realizuar në portat kundërshtare nga goli i mesfushorit brazilian Hernanes në fitoren 1-3 në udhëtim te Chievo në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.

Por, një fakt edhe më brengosës është ai se ekipi është duke hasur në vështirësi edhe për krijimin e rasteve për shënim. Shpresa e trajnerit Petkovic është se futbollistët e tij do të “zhbllokohen” në duelin kundër Sienës të dielën në Olimpico.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›