E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konsulli Gorajeb premton vazhdimin e misionit për shpëtimin e shqiptarëve në Al Hol

Konsullin e Shqipërisë në Liban Mark Gorajeb, ka premtuar se do të vazhdojë misionin e tij për nxjerrjen nga kampi famëkeq i Al Holit fëmijë shqiptarë dhe familjet e tyre. Gjatë një takimi në kryegjyshatën botërore në Tiranë me krygjyshin Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zoti Gorajeb tha se do të bëje të pamundurën për të nxjerrë nga kampi famëkeq, çnjerëzor, të gjithë fëmijët, të rinjtë, familjet shqiptare që ende ndodhen brenda në kampe dhe nuk kanë mundësi ti shpëtojnë terrorit të ISIS-it . 
Kryegjyshi falenderoi zotin Gorajeb për misionin e tij të madh njerëzor. Ai tha se shumë shqiparë, familje, fëmijë, të rinj, të zhgënjyer, kanë rëne pre e rrymave të ndryshme regresive.
Myslimanët Shqiptarë, Islami, besimi i tyre, në fe, doktrinë, në Kuranin, Librin e tyre të shejtë, nuk kanë asgjë të përbashkët, asnjë lidhje me rrymat terroriste që po bëjnë krime ç’njerzore dhe po çoroditin mbarë shoqërinë njerëzore. 
Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc  Ghorayeb, i premtoi ,Liderit Botëror të Bektashizmit, se me ndihmën e Shtetit Shqiptar, interesimit direkt  të kryeministrit  Edi Rama, do të vazhoje dhe do të punojë më shumë për misionin.
Konsulli Ghorayeb, ftoi Kryegjyshin Botëror për një vizitë në Liban, për tu takuar me të gjithë krerët e komuniteteve fetare të Libanit. Kjo vizitë shihet në prizmin e përcjelljes së bektashizmit si faktor unifikues i harmonisë, tolerances dhe bashkëjetesës fetare për të cilin ka nevojë shoqëria e sotme globale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›