E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsulli italian, Stefano Marguçio: Shkodra është njëra kokë e shqipes, kthyer nga Perëndimi

Për Europën, Shkodra mund të jetë një shembull i dialogut dhe i bashkëpunimit me Lindjen, ashtu si Venediku ka qenë për gati 500 vjet me radhë. Ky wshtw vlerësimi qw jep Konsulli italian nw Shkodwr, Stefano Marguçio. Gjatw njw interviste pwr gazetën SOT, Konsulli Marguccio ka bwrw njw panoramw tw shkurtër tw zhvillimit kulturoro-ekonomike tw qytetit mw tw madh verior. Sipas tij, vitet e fundit Konsullata Italiane, është përpjekur të favorizojë sa më shumë shërbimet kulturore midis Shkodrës e Italisë. Ndërsa për vitin e ardhshëm, ai mendon se veprimtaritë e saj do jenë më të vazhdueshme e më me peshë. Marguccio siguron se do të qëndrojw në Shkodër deri në fund të vitit 2010 me pas do te jete Ministria e Punëve të Jashtme te Italise, ajo qe do te vendose per fatin e tij.

- Konsullata italiane përfaqëson Perëndimin dhe lidhjen midis tij dhe qytetit të Shkodrës. Si e konsideron Konsullata këtë marrëdhënie mes Shkodrës dhe Perëndimit si nga ana kulturore, ashtu dhe ekonomike?
Nëse shqiponja shqiptare ka dy krerë, ajo që shikon drejt Perëndimit është koka e Shkodrës. Lidhja mes Shkodrës dhe pjesës tjetër të Europës ka kaluar njëherë përmes Romës, pastaj përmes Venecias dhe sot mund të identifikohet në rrjetin e marrëdhënieve institucionale e joformale, që ka ditur të bashkëpunojë me rajone të ndryshme e në veçanti me Italinë, Austrinë, Zvicrën e Gjermaninë. Në të njëjtën mënyrë, Shkodra ka qenë një shesh i rëndësishëm tregtar i Perandorisë Osmane e nuk mund të mos vërej sesi një udhëheqje turistike e Shqipërisë e shtypur në Itali në vitin1940, të cilën kam pasur nderin ta lexoj, del që Shkodra në atë kohë u paraqiste vizitorëve më pak se 10 kisha katolike e gati 30 xhami. Ky rol i Portës, midis Lindjes dhe Perëndimit mendoj se mund të jetë një burim pasurie tregtare e kulturore, që duhet vlerësuar dhe thelluar nga pikëpamja turistike. Për Europën, Shkodra mund të jetë një shembull i dialogut dhe i bashkëpunimit me Lindjen, ashtu si Venediku ka qenë për gati 500 vjet me radhë.

- Çfarë vlerëson më shumë Konsulli në trashëgiminë e paraardhësve së detyrës së tij. Sa i kanë shërbyer për ta njohur Shkodrën më mirë?
Kontakti me paraardhësit, ka qenë thelbësor për pranimin e këtij vendi pune në Shkodër. Konsulli De Leo, i cili ka hapur Konsullatën ishte akoma në Romë, kur unë kam vendosur të vij në Shqipëri dhe ju siguroj se zyra e tij ishte një deklarim dashuriepër Shkodrën. Të varura në mur ishin fotot e qytetit si dhe të emërimit të tij si qytetar nderi. De Leo, më ka përcjellë dashurinë për Veriun e Shqipërisë, më ka treguar nga albumet e tij fotografitë, fytyrat e njerëzve që do të kisha takuar, si dhe peizazhin me të cilat sot kam shumë familjaritet. Konsulli Orlando ka ditur të më përcjellë, në vizitat e para të mia para se të merrja detyrën, të gjitha informacionet teknike të funksionimit të zyrës, duke më dhënë sugjerime praktike dhe drejtuese që kanë qenë thelbësore për të përballuar punën e lodhshme të Konsullatës. Afërsia e atyre që më kanë paraprirë, ka qenë shumë e rëndësishme, kështu që të dyve u jam shumë mirënjohës.

-Kohët e fundit, flitet për disa projekte të mëdha për Veriun e Shkodrën. Cilët prej projekteve i jepni më përparësi dhe i vlerësoni më shumë?
Veriu në këtë periudhë po gëzon investime mjaft me rëndësishme si nga ana e Bashkëpunimit për Zhvillimin të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ashtu dhe nga ana e biznesmenëve italianë, që kanë zgjedhur Veriun për strategjitë e tyre ekonomike. Është e vështirë të bësh një renditje sipas rëndësisë. Nga pikëpamja e biznesit, investimet e Colacem në fushën e prodhimit të çimentos e të Fassa Bortolo në fushën e çimentos e materialeve të ndërtimit në qarkun e Lezhës, paraqesin një rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik të atij qarku. Të ardhurat, që do nxirren 3 vitet e ardhshme në këto zona, mund të jenë pikënisja për zgjidhjen e problemeve të papunësisë, që karakterizojnë zonat e Zadrimës e të Shëngjinit. Edhe më domethënëse do të jetë ardhja e grupit Marseglia, që në zonën e Shëngjinit po investon në fushën energjetike, duke projektuar realizimin e një parku eolit dhe të një centrali biomase. E dimë mirë, që zhvillimi në fushën e energjisë elektrike është një kusht thelbësor për zhvillimin ekonomik e shoqëror, e uroj që ky investim të realizohet sa më shpejt. Projektet për Bashkëpunim në Veri kanë një vlerë më shoqërore dhe për suksesin e tyre, nevojitet një angazhim më i drejtpërdrejtë i bashkëpunëtorëve shqiptarë. Me siguri, financimi i më shumë se 1 milion e gjysmë Euro për zhvillimin e krahinave të Kelmendit e të Shkrelit, mendoj se është ndërhyrja më kuptimplote. Por, edhe rindërtimi i ndihmës së shpejtë në Shkodër, financimet në qendrat profesionale në Bardhaj të Shkodrës e në Lezhë, dhe së shpejti edhe për më të dobëtit, për shurdhët, të droguarit dhe handikapatët. Pra, qeveria italiane është e angazhuar si në zonat më pak të zhvilluara, ashtu edhe pjesët e popullsisë më në dizavantazh, me një financim mbi 10 milionë euro, për 3 vitet e ardhshme. Pra, disa fara të mbjella sot, do të nxjerrin frytet mbi të gjitha, nëse pala shqiptare do të dijë tu japë vazhdimësi këtyre ndërhyrjeve me kalimin e kohës.

-Si i konsideroni lidhjet me pushtetin vendor?
Me pushtetin vendor duhet të them, se jemi kuptuar që në fillim dhe gjej nga ana e tyre një bashkëpunim institucional me nivel të lartë. Kjo është rrjedhojë e sistemit politik të veçantë, që ka mundësuar faktin që edhe pas zgjedhjeve administrative të vitit 2007-të, bashkëpunëtorët e mi politikë të mbeten të njëjtët pak a shumë, gjë që e ka favorizuar punën time.

-Çfarë mund të na tregojë Konsulli rreth ndihmave dhe bashkëpunimeve kulturore midis shtetit italian, përfshirë edhe rajonet e ndryshme dhe të qytetit të Shkodrës? Roli i Konsullatës në këtë drejtim?
Vitet e fundit Konsullata Italiane, është përpjekur të favorizojë sa më shumë shërbimet kulturore midis Shkodrës e Italisë. Bashkëpunimi i Universitetit të Shkodrës dhe atij të Firences, ka vazhduar falë përkrahjes së profesoreshës Augusta Brettoni. Në të njëjtën mënyrë, jam munduar të përmbledh në Universitetin e Shkodrës një memorandum bashkëpunimesh edhe me universitetin e Kamerinos. Çdo tetor, java e gjuhës italiane vazhdon të jetë një pikë referimi për përhapjen e kulturës italiane në Shkodër, kjo gjë edhe me praninë e të ftuarve edhe të nivelit të lartë si Anita Garibaldi, ose zëvendëspresidenti i Gjykatës Kushtetuese Italiane, Prof. De Siervo. Për vitin e ardhshëm mendoj se veprimtaritë tona do jenë më të vazhdueshme e më me peshë. Ju duhet të përgatiteni për surpriza të mëdha!.

-Ka një rritje në numrin e vizave që jepen nga ana Konsullatës Italiane në Shkodër. Çfarë mendon Konsulli rreth kësaj, dhe si e shikoni të ardhmen?
Konsullata mundohet të ndjekë shkallën e hapjes që i është lejuar nga Bashkimi Europian, për sa i përket vizave. Është normale që duke qenë se komuniteti shqiptar është ndër më të mëdhenjtë në Itali, të ketë nevojë më të theksuar të qytetarëve shqiptarë për të vizituar të afërmit, që banojnë në vendin tonë. Në këto muaj, flitet shumë për liberalizimin e vizave Schenghen, të mundësisë, pra që qytetarëve shqiptarë të vijnë në Itali për periudha të shkurtra pa pasur nevojë për viza. Vendimi i përket BE-së dhe përmban në vetvete si elemente teknike ashtu dhe politikë. Pra, sot është e pamundur të parashikojmë deri kur do vazhdojmë me këtë punë të lodhshme, që na çon të japim deri në 1000 viza në muaj.

-Jeni jeni qytetar nderi i Shkodrës. Çfarë mendon për këtë periudhw të mirë që po kalon dhe cilat janë momentet më të bukura që kaloni në kohën e lirë?
Përvoja profesionale si Konsull i Shkodrës është mjaft e dendur. Ka shumë shqetësime edhe shpërblime në të njëjtën kohë. Në këto vite kam parë qytetin të rritet e të ndryshojë në të mirë, muaj pas muaji dhe është për mua një kënaqësi të kem mundësi ti dëshmoj këto përmirësime. Në kohën e lirë mundohem të rri sa më shumë me familjen time. Në Shkodër kam lexuar shumë libra dhe kur koha është e mirë mundohem ta kaloj në ajër të pastër nën shoqërinë e ku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›