E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli në Dropull: Nënshtetësia greke në konsullata

DROPULL- Shumë shpejtë do të nisin procedurat e marrjes së nënshtetësisë në zyrat e Konsullatës Greke të Gjirokastrës për të gjithë ata që kanë depozituar dokumentet".

Kështu është shprehur pak ditë më parë, Konsulli i Grek i Gjirokastrës Nikolas Kotrokois gjatë një vizite të zhvilluar në rajonin e Dropullit, ku është takuar dhe njohur nga afër me të gjithë përfaqësuesit e minoritetit grek që jetojnë në këtë krahinë.

Referuar mediave greke mësohet se, Konsulli u ka premtuar banorëve të kësaj zone se brenda një kohe të shkurtër do të nisin procesi i marrjes së nënshtetësisë për të gjithë ata persona që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke.
(Shkrimin mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›