Xhelozia, 54-vjeçari breshëri plumbash ndaj bashkëshortes
TIRANË- Krimi në familje godet sërish. Një 54-vjeçar ka vrarë me 7 plumba bashkëshorten e tij gjatë kohës kur ky i fundit ishte nën efektin e alkoolit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur dy ditë më parë në shtëpinë e familjes Mancaku në Ndroq, por vetëm ditën e djeshme ajo është denoncuar nga njëra prej vajzave të çiftit.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se Ylli Mancaku, 54 vjeç, pasi ka debatuar me bashkëshorten Shpresa Mancaku, 50 vjeçe, ka qëlluar 7 herë në drejtim të saj duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka kaluar pa u marrë vesh për më shumë se 24 orë, kur njëra prej vajzave të çiftit ka njoftuar policinë.
Nga ana e saj, blutë e kryeqytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit, ku kanë bërë të mundur arrestimin e 54-vjeçarit Ylli Mancaku. Ndërkaq, sipas deklarimeve të para në polici, autori ka pranuar se kishte konsumuar alkool dhe se janë zënë, pasi bashkëshortja kishte shkuar në dyqan pa i marrë leje atij. Ndërkohë, grupi hetimor është duke mbledhur dëshmitë e të afërmve, për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)