Te mos veprohet pa mandat

Perderisa e tere bota me brengosje te medha po shikon drejt Japonise dhe katastrofes me te madhe natyrore qe ka goditur kete vend trupat e Gaddafit kane vazhduar luften e tyre brutale kunder kryengritesve. Forcat e diktatorit po i kthejne nen kontroll nje nga nje qytetet e humbura gjate muajit shkurt ne lindje te Libise. Dhe gjate ketyre nderhyrjeve nuk po hezitojne aspak te perdorin edhe avionet luftarake.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Daniel Scheschkewitz
Per kete shkak duket si e qelluar deshira e Liges Arabe qe ne kete vend te vendoset nje zone e ndalim-fluturimit. Megjithate perbajtja e deritanishme e bashkesise nderkombetare eshte me vend. Zbatimi i ndalim-fluturimit mbi kete vend te madh ne shkretetire eshte shume me i komplikuar se sa ne Bosnje-Hercegovine ne vitet 90-te apo ne veriun e Irakut. Pasoja e kesaj mase mund te jete nje lufte e gjate me nje dinamike dhe me pasoja te paparashikueshme per sigurine ne mbare rajonin. Sa e brishte eshte gjendja e sigurise atje shihet edhe nga rasti i nderhyrjes se trupave saudite ne Emiratin Bahrejn.
Kerkesa kontradiktore
As kerkesat e Liges Arabe nuk jane teper te qarta ne njeren ane kerkohet vendosja e nje zone te ndalim-fluturimit ndersa ne anen tjeter refuzohet nderhyrja e mundshme ushtarake. Kjo nuk eshte baze e mire per nje mandat te qarte te Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne vecanti kur dihet se vendet fqinje te Libise deri tani nuk kane dhene asnje sinjal se jane te gatshme qe te ndihmojne zbatimin e vendimit per vendosjen e zones se ndalim-fluturimit. Hedhja e pergjegjesise vetem mbi vendet perendimore mund te coje uje ne mullirin e atyre per te cilet dyshohet se me kete nderhyrje duan te realizojne vetem interesat e tyre.
Para shpjegimit te plote te modaliteteve dhe permasave te nje mandati per nderhyrje ushtarake duhet treguar kujdes dhe permbajtje. Pritja eshte shume e hidhur per popullaten qe gjendet ne zonat e cliruara. Por as populli i Libise nuk mund te perfitoje asgje nga pershkallezimi i nje lufte. Nderhyrja mund te jete legjitime vetem ne qofte se bashkesia nderkombetare eshte unike dhe ka nje mandat te qarte. Deri atehere shpresat e kryengritesve duhet te bazohen tek pasojat e izolimit te regjimit dhe fakti qe nje diktator nuk mund te mbetet pergjithmone ne pushtet kunder vullnetit te popullit.
Autor Daniel Scheshkewitz
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica