E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsultimet per kryeprokurorin

E premte 16 Nentor 2012 1937

Presidenti i republikes Bujar NishaniPresidenti i republikes Bujar Nishani ka njoftuar zyrtarisht nisjen e konsultimeve diten e marte ne 20 nentor per emrin e ri qe do te vendoset ne krye te prokurorise se pergjithshme. Ashtu sic kishte paralajmeruar kreu i shtetit e hap serine e takimeve pasi ka mbyllur ato per daten e zgjedhjeve duke i paraprire vendimit per fundin e mandatit te prokurores aktuale Ina Rama kete muaj dhe jo ne maj te vitit 2013. Ne njoftimin e presidences nenvizohet se zoti Nishani te zhvilloje takime te vecanta konsultuese me perfaqesuesit e partive politike parlamentare te cilat synojne te evidentojne vlerat me te mira qe duhet te perfaqesoje figura e ardhshme e prokurorit te pergjithshem si nje pozicion i rendesishem ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi. Ne kete menyre dilemat per fundin e mandatit te zonjes Rama duket se do te marrin fund javen tjeter e po ne kete kohe do te diskutohet ne tavoline edhe emri i ri i prokurorit te pergjithshem.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›