E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatoret Jo vetem nje 3G

Shoqata e Mbrojtjes se Konsumatorit deklaron se dhenia e nje autorizimi te vtem per te ofruar internet me shpejtesi te larte permes tekonologjise 3G do te sjelle cmime te larta per konsumatoret shqiptare.

Kryetari i kesaj shoqate Altin Goxhaj tha se vendimi i qeverise shkel ligjet e konkurrences.

Kur kemi monpol cmimet nuk do te jene reale por do te percaktohen nga kompania. Edhe une qe do ta marr kete sherbim te licensuar nga kjo kompani nuk do te kem mundesi te lidhem me te njohurit e mi qe jane abonuar ne nje kompani tjeter ka deklaruar Goxhaj.

Edhe eksperte te njohur ne fushen e konkurrences ne treg jane shprehur kunder dhenies se nje autorizimi te vetem. Ata perkrahin idene e liberalizimit te treg per te mos krijuar monopol ne treg.

Agjencia e Komunikimit Elektronik dhe Postar ka deklaruar se ka kapacitet per dhenien e 4 licencave per perdorimin e kesaj teknologjie aq sa eshte edhe numri aktual i operatoreve celulare ne tregun shqiptar.

Futja e teknologjise 3G eshte e domosdoshme per zhvillimin e metejshem te teknologjise se informacionit dhe sidomos te internetit pa kabell.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›