Sherbimi i ri diplomatik i BE-se

Perfaqesuesja e larte e BE-se Catherine Ashton zyrtarizoi emerimet e ambasadoreve te rinj te BE-se ne te gjithe boten perfshire ketu Shqiperine.
Me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones sherbimi i ri diplomatik shnderron te ashtuquajturat delegacione te Komisionit Europian ne delegacione te BE-se duke perfaqesuar keshtu jo vetem ekzekutivin por te gjitha institucionet europiane.
Patem shume fat per cilesine e kandidateve qe u paraqiten. Sic ishte premtuar ndaj vendeve anetare Parlamentit dhe qytetareve europiane une besoj se kam emeruar njerezit me te mire per punen e duhur ka deklaruar shefja e Politikes se Jashtme te BE Catherine Ashton.
Perfaqesuesi i ri i Unionit ne Tirane eshte 54 vjec ka lindur ne Sardenje te Italise. Karriera e tij diplomatike daton prej vitit 1985 dhe ka perfaqesuar Italine ne Nju Jork prane OKB-se Kabul Teheran dhe Shqiperi ku gjate periudhes 2000-2004 ka mbajtur pozicionin e numrit dy te ambasades italiane ne Tirane. Se fundmi ne qershor 2009 ai u emerua si perfaqesues i posacem i BE-se ne Afganistan dhe Pakistan.