E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatoret preferojne prodhimet e importit

Stina e vjeshtes ka ardhur bashke me rritjen e cmimeve ne tregun e Fierit. Sipas konsumatoreve dhe vete tregtareve te vegjel shtrenjtimi i produkteve vleresohet ne masen 20 me i larte se muajt e veres.

Ne keto kushte konsumatoret u jane drejtuar prodhimeve te importit duke lene menjane prodhimin vendas.

Fermeret jane shprehur se kjo rritje eshte per shkak te mungeses se prodhimit vendas ne treg dhe kerkesa e madhe ka sjelle rritjen e cmimeve qe per ta eshte normale por per konsumatoret eshte artificiale.

Prodhimet jane po ato qe ishin edhe muaj me pare nuk ka asnje ndryshim. Madje cilesisht mund te jete dhe me i ulet por cmimi ka shkuar ne qiell. Ky eshte nje marifet qe e bejne fermeret dhe tregtaret njekohesisht te cilet grumbullojne mallin gjate muajve te meparshem per ta shitur me shtrenjte ne kete sezon thote Herveheja konsumatore.

Te ndodhur mes dilemes se cilesise produkteve bio dhe krizes financiare qe ka prekur shqiptaret konsumatoret preferojne te kursejne duke blere produkte qe nuk u dihet as origjina e jo me te flitet per cilesine.

Nderkaq fermeret shprehen se prodhimet e tyre jane reduktuar per shkak te periudhes kohes dhe se nuk jane ata qe e orientojne tregun.

Tregu orientohet nga grosistet. Ne jemi vetem peshq te vegjel qe shesim prodhimet tona ne baze te cmimit te tregut ne kohe reale. Une shoh tregun dhe ne baze te atij cmimi qe eshte komanduar me pare nga grosistet qe hedhin shumicen e produkteve bujqesore shes produktet e mia ka thene Uran Hoxha fermer nga fshati Frakull i Rrethit Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›