E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nis testimin e kandidaturave

Socialistet kane nisur projektimin ne dy faza te strategjise per zgjedhjet lokale dekretuar me 8 maj te vitit 2011.

Konkretisht selia roze po punon edhe ne leter por edhe ne terren per te materializuar ate qe do te cilesohet si boshti i betejes elektorale per te fituar bashkite dhe komunat e vendit.

Ne ditet e fundit ka nisur dalja ne terren e ekipeve qe jane ndare sipas hartes administrative.

Njerezit e caktuar nga lidershipi po testojne ne te gjithe territorin kandidaturat e mundshme dhe impaktin qe ata kane ne elektorat.

Nderkohe ne fund te muajit do te mblidhet asambleja e Partise Socialiste e cila do te miratoje piketat e hartuara nga lidershipi.

Angazhimi politik i Partise Socialiste per transparencen e 28 qershorit nis gradualisht te kaloje ne plan paralel me pergatitjen e elektoratit per nje angazhim aktiv.

Edhe pse ende i kuotuar si pike prioritare e axhendes se saj kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te shkuara po rreshqet drejt statusit te nje prej kartave te veprimit opozitar qe tanime po u nenrenditet perhere e me shume objektivave te ardhshme elektorale.

Burime nga PS-ja bejne te ditur se ne takimet e diteve te fundit te organizuara me perfaqesues te pushtetit vendor eshte percjelle edhe mesazhi per nisjen e pergatitjeve per fushaten elektorale sidomos ne testimin e klimes politike dhe piketimin e kandidateve.

Pa kaluar ende ne nje faze vendimmarrese direktiva politike qe u eshte percjelle ne rruge informale edhe deputeteve socialiste perfaqeson nje hap konkret ne ndryshimin e prioriteteve opozitare te cilat qe ketej e tutje edhe formalisht funksionalizohen me procesin elektoral te 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›