E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi, Shqiperia ende e pa perfshire ne rrjetin nderkombetar

Cmimi larte i gazit per ngrohje ne vendin tone, mbetet kryesisht shkak i mosperfshirjes se Shqiperise ne rrjetin nderkombetar te gazit. Ka disa perpjekje, projekte dhe kontrata te nenshkruara te cilat ende nuk jane bere fizibel qe vendi yne te kete akses ne rrjetin nderkombetar te gazit. Dy vite me pare KRRTRSH miratoi projektin madhor te gjurmes se gazsjellesit Trans-Adriatik. Gjurma kryesore e ketij projekti, perfshin Shqiperine ne nje korridor qe do te sjelle gazin nga vendet kaspike, nga vendet e Lindjes se Mesme dhe burimet e gazit te lengezuar ne Turqi. Projekti lidhet me rrjetin nderkombetar te gazit ne Selanik dhe futet ne Shqiperi ne qarkun e Korces per te vazhduar ne Jug ne Kolonje, Permet dhe zonen e Tepelenes, duke kaluar me pas ne rrethin e Vlores, duke u ngjitur ne veri deri ne zonen e Mallakastres per te dale ne detin Adriatik ne bregdetin afer Fierit. Njekohesisht ne kete projekt eshte perfshire edhe linja qe shkon ne veri ne drejtim te malesive te Dumrese qe eshte nje burim natyror mjaft i rendesishem per t`u shfrytezuar per depozitim nentokesor te gazit. Ky projekt eshte miratuar nga komuniteti evropian si nje projekt prioritar dhe ka mbeshtetje nga qeveria zvicerane, e cila eshte gjithashtu ne nje proces lobingu ne bashkepunim edhe me qeverine shqiptare dhe me mbeshtetjen e disa komisionereve te BE-se per perfshirjen e Shqiperise ne kete projekt. Gazsjellesi ka nje kapacitet fillestar prej 10 miliarde meter kub, nje pjese e te cilit mund te perdoret per TEC-et e reja qe do te ndertohen dhe per nevojat e tjera ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›