E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontador del “i pastër”, në Xhiro me fanellën rozë

Tani është zyrtare. Komisioni disiplinor i Federatës së Çiklizmit Spanjoll e ka liruar Alberto Kontadorin, nga çdo akuzë për doping të vullnetshëm. Korridori iberik kishte dalë pozitiv me klembuterol, në një kontroll të bërë më 21 korrik të vitit të shkuar, në ditën e dytë të pushimit të Tour de France. Unioni Çiklistik Ndërkombëtar (IUC) dhe Agjencia Botërore për Antidopingun (WADA) kanë një muaj kohë për të apeluar në Tribunalin Arbitras Sportiv (TAS) të Lozanës. Ndërkohë gazetat spanjolle shkruajnë se Alberto Kontador ka ndërmend të marrë pjesë në Xhiron e Italisë, por sot ai do të jetë mbi biçikletë në Portugali për Turin e Algarves.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›