Kontakt direkt me Iranin

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, deklaroi se besonte që kontakti kishte ndodhur të enjten, megjithëse nuk dha detaje shtesë për këtë gjë.
“Ne kemi pasur kontakt direkt me Iranin. Nuk do t’ju japë detaje të tjera, por vetëm do të them se kemi pasur një kontakt direkt me Iranin për këtë çështje”, tha Nuland të enjten mbrëma para gazetarëve në Washington.
Ndryshe, regjimi iranian i ka hedhur poshtë akuzat se ka dorë në komplot për vrasjen e ambasadorit saudit në Washitngton, duke nënvizuar se ato janë një fabrikim i përpiluar për krijimin e tensioneve të mëtejshme ndërmjet Iranit dhe shteteve tjera në Lindjen e Mesme.
Në komentet e para publike për këtë çështje presidenti amerikan, Barack Obama, theksoi se do të kërkonte “sanksione të ashpra” ndaj Iranit.