E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komploti Obama kercenon Iranin me sanksione

Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi sanksionet më të ashpra të mundshme për ta izoluar edhe më tej republikën islamike të Iranit, pas zbulimit të komplotit për vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington. Duke komentuar për herë të parë publikisht cështjen, Obama e cilësoi planin si pjesë e një sjelljeje të rrezikshme dhe të pareshtur të Teheranit.

Ky i fundit i ka mohuar akuzat, sipas të cilave ishin zyrtarët më të lartë iranianë që orkestruan komplotin për të vrarë kreun e diplomacisë saudite me anë të trupave Kuds, pjesë e gardës revolucionare.  Presidentin amerikan ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë asnjë mundësi në lidhje me Teheranin, një frazë kjo e përdorur rregullisht nga amerikanët dhe që përbën kodin diplomatik për mundësinë e një veprimi ushtarak.

"Tani, ne nuk përjashtojmë asnjë nga mundësitë, në termat sesi do të veprojmë me Iranin. Ajo që do të jetë e dukshme është se ne do të vazhdojmë të aplikojmë të gjitha llojet e presionit që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek qeveria iraniane derisa ajo të bëjë zgjedhje më të mira në marrëdhëniet me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar”

Të martën, autoritetet e drejtësisë amerikane deklaruan shkatërrimin e një komploti që do të zbatohej nga dy persona të lidhur me agjencitë e sigurimit të Iranit. Plani ishte vrasja e ambasadorit saudit në Uashington përmes përdorimit të mjeteve shpërthyese. Njëri prej tyre u arrestua muajin e kaluar, ndërsa tjetri besohet se ndodhet në Iran. Zyrtarisht, Teherani ka shprehur zemërimin e vet për akuzat, sipas tij të pabazuara.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›