Kontakton me vajzën në Twitter pas 3 vitesh

Courtney Love u ritakua me vajzën e saj të humbur përmes Twitter.
Këngëtarja kishte 3 vite që nuk kontaktonte me vajzën e saj 20 vjeçare të cilën e ka nga lidhja me këngëtarin e ndjerë të Nirvanas, Kurt Cobain.
F
rances Bean Cobain pati akuzuar nënën e saj në vitin 2009 pasi që sipas saj ajo merrte drogë dhe kishte shkaktuar vdekjen e kafshëve të familjes.
Por duket se ato kanë vendosur të lënë pas vete problemet e dikurshme duke i uruar njëra tjetrës Krishtlindjet në këtë rrjet social.
“Urime Krishtlindjet Bean!! Të dua më shumë se që t’i mund ta imagjinosh ndonjëhrë. Xmamma”, shkroi Cortney.
Ajo i ktheu përgjigjje disa orë më vonë dhe vendosi ta gëzonte pak nënën. “Urime Krishlindjet” ishte përgjigjja e saj e shkurtër.
Courtney pati provuar disa herë të lidhet me vajzën e saj gjatë këtyre viteve prandaj kjo mundësi e kontaktit u shfrytëzua në maksimum nga këngëtarja e cila vazhdoi t’i shkruante:
“Kjo përgjigje ishte dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë. Ishte gjithçka që kisha nevojë ani pse është thjesht një rrjetë social. Më mungon koka jote e vogël”.
“Koka e vogël e e bukur, dhe këmbët e gjata”, vazhdoi ai.
Frances deri më tani nuk i ka rikthyer më përgjigje. /Indeksonline/