“Shpresoj që në 2013 femrat të vishen më shumë”

Juliette Lewis shpreson që femrat të veshin më shumë rroba në vitin 2013.
Këngëtarja dhe aktorja ka ndarë mendimet e saj për vitin e ardhshëm tash kur 2012 është në përfundim. Juliette i ka disa mënyra dhe ide për ta bërë botën një vend më të mirë. Ajo përdori Twitter-in për t’i bërë këto ide publike.
“Shpresoj që në vitin 2013 do t’i bëj femrat të vishen me më shumë rroba dhe me më pak grim. Thjesht mendim i imi”, shkroi ajo.
Juliette ka në planë të kalojë një periudhë të bukur me të dashurin e saj. /Indeksonline/