"Doktori", rrëfen vitet në ''Fiks fare''

Gent Pjetri, i njohur ndryshe si “Doktori” i “Fiks-Fare”, ka 10 vite që shfaqet në ekranet televizive, me emisionin më të njohur hulumtues në Shqiperi.
"Pronari i “Top-Medias”, i ndjeri Dritan Hoxha, e kishte konceptuar këtë emision dhe me një intuitë të shkëlqyer, tha “këta dy djemtë mund ta bëjnë”. Adrenalina e tij, ka qenë gjithmonë ajo që i ka dhënë jetë ëndrrave dhe ideve më të parealizueshme, duke elektrizuar të gjithë stafin,'' ka rrëfyer Pjetri per TCH, fillimet e emisionit.
''Doktori'', që e kemi parë gjithmonë me flokë të gjata ka treguar se nuk ka ndërmend t'i presë ndonjëherë:"Jo absolutisht, vetëm po mi prenë me dhunë. " Ai ka treguar se më parë i ka pasur shumë më të gjata flokët dhe i ka pasion. Nuk është thjesht se i mban për modë apo se ishte në një grup roku. Duke komentuar raportet e tij me femrat, gjatë kohës kur merrej me muzikë, Pjetri është shprehur: " Nuk them që kam pasur femra, por kam ndenjur dhe unë si të gjithë të tjerët me vajza. Në thonjza, kishim edhe ne fanset tona. Them në thonjëza, pasi nuk isha këngëtari i “Metallica”-ve apo ndonjë grupi të madh dhe rrethi ynë ishte i ngushtë. Në këtë drejtim, mbase për mua ishte disi më e kollajshme." Ai ka folur edhe për martesën, tashme të lënë pas krahëve: "U martova, me një vajzë shumë të mirë, që vazhdoj ta respektoj me shpirt dhe këtë e them me të vërtetë, e kush më njeh e di shumë mirë. Por nuk qe e thënë. 2013? Jeta vazhdon, cikli është i tillë. " /Indeksonline/