E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konteksti i emrit, Riker: Çështja mund të zgjidhjet

"Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë është i njohur. Ne besojmë se zgjidhja për kontestin e emrit është e mundshme. Të dyja palët me ndihmën e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara , Metju Nimiç duhet të angazhohen për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur". Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Filip Riker duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, se cilat janë pritjet e tij pas zgjedhjes së qeverisë së re greke. Riker theksoi se duhet të shfrytëzohet atmosfera e mirë që është krijuar dhe të gjendet një zgjidhje për emrin, gjë e cila është në interes të të gjithëve. Ai ka mohuar se ambasada amerikane në Shkup është e angazhuar për ta mbyllur këtë çështje, por ka përsëritur se SHBA-ja e mbështet procesin e negociatave që udhëhiqet nga mediatori Nimiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›