NASA me mision në Hënë për të zbuluar ujë
“LCROSS” është emri i misionit i cili do të përcaktojë nëse objekti më i afërt qiellor me tokën ka ose jo ujë. Anija kozmike, e cila do t’i drejtohet Hënës do të ketë një shpejtësi mesatare 90 milje në orë.
Kjo anije kozmike, pasi të shkelë Hënën, me anë të disa aparaturave fotografuese milimetrike, të cilat janë të përbëra me rreze infra të kuqe, do të kapë imazhe të cila të më pas do të analizohen nga shkencëtarët e NASA-s pasi të përfundojë misioni.
Zona që do të vëzhgohet në Hënë quhet CABEAS dhe ndodhet në jug të objektit qiellor. Sipas shumë shkencëtarëve dhe fizikanëve, kjo zonë ka me miliona vite që nuk preket nga rrezet e diellit.
Sipas tyre, aty duhet të ketë masa të mëdha uji, për faktin se kushtet klimaterike e favorizojnë, por gjithashtu edhe mosprania e rrezeve të diellit i jep ambientit një temperaturë të përshtatshme për të pasur rezervate ujore.
“Kjo zonë ka një kombinim mjaft të mirë të hidrogjenit me oksigjenin, por gjithashtu edhe kushtet klimaterike janë shumë të pështatshme, pasi në atë vend nuk ka rreze diellore,” u shpreh Antoni Kolapret, një nga zyrtarët kryesorë të NASA-s. Sipas raportit të Agjencisë së Hapësirës, ky operacion do të kushtojë plot 79 milion dollarë.