Ambasadori i BE, Sequi shpërndan ndihma për banorët e bllokuar nga bora në veri të vendit

Kreu i delegacionit të KE: Solidaritet me banorët që vuajnë kushtet e vështira të motit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i është bashkuar nismës “Një kilogramë për emergjencën”, duke dhuruar ndihma për banorët e izoluar në veri të vendit. Në deklaratën e tij, Sekui u shpreh se “me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë nga kushtet e vështira të motit”. “BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është diçka që ia vlen të bëhet. Në ditët të vijim kam planifikuar të vizitojë disa prej zonave, por sot mendoj të bëj diçka të vogël, por të mirë meqë më pëlqen të bëj pazar”- tha Sequi.
Ambasadori i është shmangur një deklarate politike për qëndirmin që po mban mazhoranca dhe opozita për menaxhimin e situatës së emergjencës. “Sot si ditë e dielë ai nuk është politikan dhe nuk flet për politikë”- ka theksuar Sekui.
“Një kilogram për emergjencën” është nisma e ndërmarrë nga banka shqiptare e ushqimeve e që fton blerësit në një sërë supermarketesh për të lënë një pako simbolike pranë kutive me ndihma. Rredh 20 kunjtal ushqime të mbledhura në 18 e 19 shkurt do të dorëzohen në më shumë se 2700 familje në vështirësi në zonat e bllokuara.