Kontesti i emrit Ivanov dhe Papandreu takohen ne New York
Kryeministri grek Jorgos Papadreu dhe presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov jane takuar pasditen e se enjtes ne Nju Jork per te diskutuar per marredheniet midis dy vendeve dhe kontestin e emrit. Ne takimin e zhvilluar ne margjinat e sesionit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se eshte diskutuar siperfaqesisht ceshtja e zgjidhjes se kontestit te emrit midis dyja paleve. Burime prane kabinetit te presidentit Ivanov deklaruan per mediat maqedonase se procesi i zgjidhjes se kontestit kerkon perforcim te atmosferes se mirebesimit te ndersjelle te te dyja vendeve si dhe pergatitje te opinionit. Ivanov ka shprehur ndjeshmerine qe ka Shkupi zyrtar lidhur me kerkesat e fundit te pales greke te bera ne Nju Jork nepermjet shefit te ri te diplomacise Dimitris Drucas per te ndryshuar kushtetuten per te gjetur zgjidhjen e kontestit te emrit. Dy zyrtaret e larte ne kete takim nuk kane percaktuar afate per zgjidhjen e problemit mirepo ata kane shprehur gatishmeri per perforcimin e marredhenieve ndershteterore. Kryeministri grek Jorgos Papandreu ne kete takim ka shprehur gatishmerine e nxitjes dhe implementimit te projektit 2014 per anetaresimin ne BE te te gjitha vendeve ballkanike deri ne vitin 2014.