Kontestohet Bime. Tavo Do perballet me drejtesine
Gjirokastra do te kete perseri zgjedhje lokale pasi kryetari aktual i bashkise Flamur Bime do ta lere mandatin e tij sepse do t’i duhet të përballet me drejtesine shqiptarë per shpifje dhe abuzime me postin. Keshtu ka deklaruar ne Gjirokaster deputeti i LSI dhe njeheresh nenkryetar i parlamentit, Vangjel Tavo. Sipas tij kandidati i LSI ne Gjirokaster eshte fituesi moral i zgjedhjeve dhe se tashme kjo parti është e gatshme per tu perballur me çdo sfide elektorale.
”Rezultati i këtyre zgejdhjeve është i lidhur edhe me aktivitetin mafioz të mafies së ndërtimit. Ne po pregatitemi për zgjedhje të parakohshme lokale pasi zoti Bime do të jetë i detyruar ta lërë mandatin pas vendimit, verdiktit të drejtësisë shqiptare, të të gjitha shkallëve të gjyqësorit, për të gjitha ato shpifje që zoti Bime ka bërë në fushatën elektorale ndaj meje” tha Tavo.
Në krahasim me zgjedhjet e 2009 sipas Tavos mbështetja për LSI në shkallë rrethi është katërfishuar. Gjate fushatës elektorale Flamur Bime dhe Vangjel Tavo adresuan akuza ndaj njeri– tjetrit për shitje mandatesh dhe per abuzime me lejet e ndertimit.
Ismail Xhaferri