E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blene votat Kukes Elezi Megjithate ne fituam

Partia Demokratike në Kukës i fitoi zgjedhjet lokale të 8 Majit edhe pse Partia Socialiste bleu votat gjatë fushatës. Kryetari i Partisë Demokratike i rrethit të Kukësit, Ibsen Elezi gjithashtu ka hedhur poshtë mundësinë e pranimit të kërkesave të kandidatëve të pavaruar për t’u bërë pjesë e saj.

“Gjatë gjithë fushatës elektorale u kemi bërë thirrje qytetarëve të mos konvertojnë votën kundrejt parave. Askush që përfaqëson këtë moral, nuk mund të jetë anëtar i PD-së dhe ky është qëndrim taksativ dhe i prerë i PD-së. Personat që do evidentohen që kanë kryer dhe janë marrë me një fenomen do të përjashtohen për një afat shumë të gjatë nga PD”- tha Elezi.

Në rang qarku numrin më të madh të njësive vendore do t’i kryesojë “Aleanca për qytetarin” me 18 njësi vendore të fituara kundrejt 8 njësi vendore të “Aleancës për të Ardhmen”. Edhe përsa i takon këshillave komunalë, shumica e tyre kryesohet nga Partia Demokratike.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›