E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peng tabelat e rezultateve te njesise 5. Palet me dy variante

 Edhe pse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga të gjitha KZAZ-të  që të dorëzojnë tabelat përmbledhëse të rezultateve, në KZAZ- në 49 që i përket njësisë bashkiake numër 5, vazhdon të jetë një situatë e paqartë  se përse kjo tabelë nuk ka përfunduar dhe nuk është dorëzuar në KQZ. Kryetari i kësaj KZAZ-je jep argumentat e tij përse ky proces është bllokuar.
“Është bllokuar procesi që mbrëmë nga sekretari, nënkryetari dhe dy anëtarët e Aleancës për të Ardhmen” thotë Ilir Goci.Ndërsa nën kryetari i kësaj KZA thotë se tabela nuk është gati pasi ky proces po neglizhohet nga ana e  demokratëve. Ndërkohë anëtarët faktojnë dhe dokumentat për numërimin e sekretares se re, Enkeleda Omeri.

“S’ka asnjë pretendim. Është thjesht shkelje e ligjit nga ana e këtij kryetari që nuk e di se si ka mundësi që nuk zbaton ligjin” tha Elvin Lako.

Ditën e dielë ka përfunduar edhe numërimi i kutive  për këshillin bashkiak ndërkohë që pritet të fillojë numërimi i kutive për kryetarin e njësisë.

Edlira Sulejmani 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›