E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesite e Tiranes. PD fiton. Ne proces numerimi 4 njesi

 Partia Demokratike eshte drejt fitores ne 7 nga 11 minibashkite e kryeqytetit. Edhe pse nuk ka ende nje rezultat perfundimtar kandidatet demokrate priten te marrin kontrollin e shumices se minibashkive ne Tirane. Nga te dhenat zyrtare nepermjet procesverbaleve te Komisionit Qendor te Zgjedhjeve ka perfunduar procesi i numerimit te votave per 9 minibashki, ndersa 4 prej tyre me konkretisht njesia 3, 4, 5 dhe ajo 9 jane ne proces numerimi. 
Keshtu ne minibashkine nnumër 1 eshte mbyllur numerimi ku kandidatja e Partise Socialiste Lindita Nikolla ka marre 9985 vota kundrejt 8775 votave te kandidatit demokrat. Ne njesine numër 2 kandidati i Aleances per Qytetarin Elez Gjoza ka arritur te grumbullloje 16340 vota kundrejt 15177 votave te kandidatit te Aleances per te Ardhmen Artemon Cukalla.

Numerimi nuk ka perfunduar ende ne njesine numër 3, por duket se kandidati i koalicionit te mazhorances Ilir Kokona eshte drejt rikonfirmimit me 6861 vota kundrejt 6369 votave te kandidatit socialist. Ne njesine numër 4 ne Tirane vazhdon ende numerimi ndersa mbeten dhe 10 kutite e fundit per tu numeruar. Nga te dhenat e fundit kandidati i mazhorances ka marre 11508 vota kundrejt 9715 votave te kandidatit socialist. 

Njësia Bashkiake numër 5, e cila u vu në qendër të vëmendjes për shkak të interesimit të madh të kutive të fundit në garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nuk ka nisur ende numërimin për kryetarin e njësisë vendore. Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar numërimi i votave në kutinë e Këshillit Bashkiak të Tiranës ndersa në këtë zonë kandidon Erisa Xhixho nga koalicioni i djathtë dhe Jeta Seitaj nga koalicioni i majtë.

Procesi i numerimit te votave eshte mbyllur ne njesine bashkiake numer 6 ku kandidati i socialisteve ka marre 11419 vota ndersa kandidatja e koalicionit te mazhorances 11061 vota. Ne minibashkine numër 7 ka arritur te fitoje kandidati socialist i cili ka grumbulluar 13607 vota ndersa rivali i tij ne kete gare ka mundur te marre 13206 vota. 

Nga ana tjeter demokratet kane mundur te rikonfirmojne kandidatin e tyre Arben Tafaj ne njesine bashkiake numër 8 me nje diference prej 1492 votash. Ne njesine numër 9 numerimi vazhdon ende ndersa kryeson kandidati i mazhorances Indrit Fortuzi me 272 vota.

Ne njesite nr 10 dhe 11 demokratet kane mundur te rikonfirmojne serish kandidatet e tyre perkatesisht Blendi Fugen dhe Haki Mustafen me nje diference te konsiderueshme votash.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›