Kontoja e Fondit për veriun prite të hapet nga Thesari

Zëvendësministri për Financa, Ramadan Avdiu, ka konfirmuar se hapja e kontos nga Thesari do të bëhet me qëllim të ruajtjes së sistemit unik financiar dhe evitimit të mundësisë për të shkelur mbi Ligjin për menaxhimin e financave publike.
Përfaqësuesi special i BE-së, sipas tij, vetëm do ta iniciojë hapjen e kontos nga Thesari dhe do ta caktojë bankën se ku do të derdhen mjetet, shkruan koha.
Fondi për veriun, siç ka thënë ai, nuk do të aktivizohet para rishikimit të buxhetit./Indeksonline/