Sulmohet në Zveçan shtëpia e përkthyesit zyrtarë të EULEX-it

Një mjet shpërthyes është hedhur të shtunën në orët e mbrëmjes në oborrin e shtëpisë së përkthyesit zyrtarë të EULEX-it, Tomisllav Gjokoviqit, kanë njoftuar burime të ‘Koha. net’.
Sipas burimeve, mjeti nuk ka shpërthyer, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore si dhe njësi të KFOR-it për të bërë shpërthimin e kontrolluar të këtij eksplozivi.
Burime nga veriu kanë theksuar se grupet kriminale serbe kanë bërë hedhje e këtij mjeti shpërthyes me qëllim të paralajmërimit të bashkëpunëtorëve serb të EULEX-it dhe të institucioneve të Kosovës që të heqin dorë nga bashkëpunimi me këto institucione./Indeksonline/