E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e naftes Prifti rrefehet ne Prokurori



Artan CENA
TIRANE - Ish-ministri i Ekonomise deputeti Dritan Prifti per me shume se 3 ore e gjysme ka dhene shpjegime para prokuroreve ne lidhje me akuzat e bera nga ai per kontrabande nafte duke akuzuar me emer Agron Kulicajn aktualisht zv.drejtor i Pergjithshem ne Policine e Shtetit. Prifti ka dale ne oren 1600 nga Prokuroria e Tiranes. Ai eshte thirrur pas hetimeve te hapura nga Prokuroria per kontrabanden e naftes Virxhin. Ai ka deshmuar mbi akuzat e ngritura ndaj zv.drejtorit te Pergjithshem te Policise Agron Kulicaj. Ne momentin kur ka dale nga ambientet e Prokurorise Prifti deklaroi se u qendron akuzave te ngritura ndaj ish-truprojes se kryeministrit per kontrabanden e naftes. Ai i ka kerkuar Prokurorise te thelloje hetimet mbi bazen e materialeve qe do ti vere ne dispozicion. Ai tha se nuk do te beje publik detaj tjeter.
DEKLARATA
Si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes kisha informacione per te gjitha akuzat. Ne dispozicion te Prokurorise kam vendosur materiale qe ata te hetojne. U qendroj akuzave qe kam bere dhe nuk ka detaje te metejshme - ka deklaruar Prifti sapo doli nga Prokuroria. Duke kerkuar qe Prokuroria ti shkoje deri ne fund ketij hetimi Prifti theksoi se nuk duhet te ndikohen nga presionet politike. Ne momentin qe u fut ne Prokurorine e Tiranes Prifti tha se nese do te hetohet plotesisht atehere kjo do te jete ceshtja e dekades. Kam ardhur ne prokurori per te bere detyren time si qytetar. U qendroj akuzave qe kam bere publike dhe do ti paraqes prokurorise faktet dhe dokumente per te gjithe evazionin dhe kontrabanden qe ka ndodhur - tha ai per gazetaret para se te hynte ne prokurori. Besoj dhe shpresojme qe prokuroria kete gje ta marre parasysh se nese do ta marre parasysh ky do te jete nje nder hetimet e dekades sepse ka per te dale shume llum - nenvizoi Prifti.
Ish-ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti iu pergjigj thirrjes se prokurorise dhe u paraqit dje para prokuroreve te Njesise Task-Force per te dhene deshmine e tij per kontrabanden e naftes se paperpunuar ose sic njihet ndryshe Virxhin. Ai u paraqit rreth ores 1300.
AKUZAT E PRIFTIT
Pas shkarkimit nga posti i ministrit akuzoi ne media si te perfshire ne kontrabanden e naftes Policine e Shtetit dhe zv.drejtorin e Pergjithshem te Policise Agron Kulicaj. Sipas Priftit nafta Virxhin nuk eshte eksportuar por u eshte shitur kompanive vendase ne nje kohe qe eshte produkt i ndaluar per tu perdorur ne tregun shqiptar.
Prej dy ditesh hetuesit kane sekuestruar te gjitha materialet qe jane konsideruar si prove per hedhjen drite mbi akuzat per kontrabanden e naftes si dhe kane kerkuar ndihmen e autoriteteve doganore ne Itali e Kosove. Hetuesit do te marrin ne duar te gjithe dokumentacionin e deklaruar prane organeve doganore sa i perket eksportit te naftes Virxhin dhe do ta krahasoje me informacionet qe pritet te mberrijne nga Italia dhe Kosova.

16 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›