E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e ish-ekspozites Shalsi con provat ne Prokurori



TIRANE - Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi per rreth dy ore ka qene ne dispozicion te prokuroreve te Prokurorise se Tiranes per te deshmuar mbi ate cka di per abuzimet me privatizimin e truallit te godines se ish-ekspozites Shqiperia Sot ne Tirane. Nje dite me pare ai u paraqit pas kerkeses se bere nga akuza. Iu pergjigja fletethirrjes se Prokurorise ne respekt te ligjit. Dhashe informacionet e mia dhe faktet per ceshtjet per te cilat Prokuroria interesohej - tha Eduard Shalsi menjehere pasi doli nga Prokuroria duke u treguar i rezervuar ne ate cka kishte thene para prokuroreve. Per shkak te sekretit hetimor nuk me lejon ligji te jap detaje per cka deklarova atje - tha Shalsi duke inkurajuar Prokurorine te beje punen e saj. Kerkojme te hetohen deri ne fund te gjitha ceshtjet qe ne si force politike kemi denoncuar - ka vazhduar me tej Shalsi.
Ne deklaratat e tij publike te bera pak kohe me pare nga selia roze deputeti socialist akuzoi Genc Rulin per afera korruptive per privatizimin e truallit ne kohen kur ka qene minister i Ekonomise. Nenkryetari i Grupit te PS-se e akuzonte Rulin aktualisht minister i Bujqesise se e ka shitur 3 here me lire sesa vlera e tregut token te ekspozita. Nga ana e ministrit Ruli akuzat jane hedhur poshte. Sipas kontrates se denoncuar nga deputeti Shalsi pronaret e truallit jane detyruar te firmosin parakontrate me dy biznesmene te cilet pas nenshkrimit te parakontrates kane kryer te gjitha procedurat e privatizimit duke e perfituar me firmen e ish-ministrit Ruli. Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi ka denoncuar ne shume dalje publike para medias korrupsionin e privatizimit. Shalsi beri publike dhe 2 vendimet e Keshillit te Ministrave njeri i vitit 2003 dhe tjetri i vitit 2006.

16 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›