Çmimet e karburanteve/ Ulet nafta me 4 lekë do shitet 232 lekë/litri, rritet benzina
Nafta është ulur sërish brenda pak ditëve me 4 lekë duke shkuar në 232 lekë/litri nga 236 lekë që ishte më parë.
Rritje ka pësuar benzina që do të shitet 4 lekë më shumë, ku nga 208 lekë/litri nga sot do të tregtohet me 212 lekë/litri. Ndërsa gazi nuk ndryshon dhe do të shitet me 74 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e bordit.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
/rtsh.al/