Kontrabanda kerkohen anijet qe transportuan naften virgin ne Itali

Anijet naftembajtese qe transportuan naften virgin nga Shqiperia drejt shtetit italian jane bere objekt i hetimeve nga njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes. Kjo e fundit synon qe te saktesoje sasine e karburantit qe ka dale nga Shqiperia dhe sasine qe eshte perzier me naften e importuar.
Task-Forca pritet te sekuestroje dokumentacionin tek anijet qe kane kryer transportimin e naftes virgin nga Porti i Petroliferes ne Vlore drejt shtetit italian. Aktualisht eshte derguar vetem shkresa zyrtare ku kerkohet venia ne dispozicion e dokumenteve qe tregojne ngarkesat per cdo muaj qe jane transportuar per ne vendin fqinj thane burimet nga Prokuroria e Pergjithshme e cila sakteson se po kryen nje hetim te plote per kete akuze te leshuar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Pas veprimeve te para hetimore pritet qe ne organin e akuzes te paraqiten edhe personat e permendur nga Prifti duke perfshire edhe zv/drejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulici. Ne prokurori do te thirren edhe zyrtaret e Drejtorise se Tatimeve dhe Doganave.
Prokuroria thote se ka zbardhur nje pjese te skemes se kontrabandes se naftes virgin. Nafta perpunohej nga kompania shteterore Albpetrol dhe me pas i servirej kompanise private ARMO. Kjo e fundit e magazinonte dhe e perpunonte me mjetet qe jane ne Shqiperi. Nga perpunimi perfitohej nafte D2 dhe mbetjet krijonin naften virgin. Prokuroria dyshon se disa kompani private kane arritur ta kontrabandojne kete nafte e cila ishte shume e keqe. Nga hetimi i Prokurorise se Tiranes ka rezultuar se nje pjese e mire e naftes virgin perzihej me naften e importuar ne Shqiperi dhe ne kete menyre u shitej shqiptareve. Te fituara ne kete rast kane qene kompanite private te cilat shtonin litrat e naftes dhe te humbur ne kete rast jane shtetasit shqiptar dhe vete shteti. Mjetet amortizoheshin dhe ajri ndotej.
Krahas kesaj skeme hetuesit e njesise Task-Force ne Tirane kane marre ne pyetje zyrtare te Ministrise se Ekonomise pikerisht specialiste te hidrokarbureve qe kane pasur informacione se cfare ndodhte me kete nafte. Disa prej tyre jane paraqitur prane prokurorise dhe kane treguar se cfare ndodhte me naften. Ata kane shpjeguar te gjithe menyren e nxjerrjes se naftes nga nentoka perpunimin e saj dhe shitjen e saj ne tregun shqiptar. Sipas tyre fitimi i kompanive te hidrokarbureve eshte shume i larte. Burime nga njesia Task-Force thane se specialistet e hidrokarbureve kane treguar edhe detaje te vlefshme per itinerarin e kesaj nafte e cila me shume mundesi magazinohej ne qytetet bregdetare ne Shqiperi pikerisht ne Vlore dhe Durres. Me pas letrat rregulloheshin sikur dilte jashte vendit tone.