Rrezohen dekretet. Mazhoranca thellon krizen me Presidentin

Kuvendi rrezoi dje tre dekretet e Presidentit Bamir Topi per Gjykaten Kushtetuese dhe dha pelqimin vetem per njerin dekret. Fatmir Hoxha eshte kandidati i vetem per te cilin mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve i dha pelqimin dhe besueshmerine e saj per postin e anetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa per tre kandidatet e tjere Artan Hoxha Ardian Leka dhe Edlira Jorgaqi demokratet dhane nje bum akuzash dhe argumentesh per te mos i votuar ata ne seancen e se enjtes ne Parlament. Zgjedhja e anetareve te Gjykates Kushtetuese behet me votim nominal me shumicen e deputeteve pjesemarres ne seancen e Parlamentit. Ne rast se opozita do te qendroje ne salle dhe do te marre pjese ne votim atehere mazhoranca per here te pare ne menyre te hapur do ti kete punet pisk me numrat ne Kuvend. Ne Komisionin e Ligjeve deputeti i LSI-se Nasip Naco e dha voten e tij abstenim lidhur me tre kandidaturat e rrezuara nga mazhoranca. Po keshtu pozitivitetin ndaj kandidaturave te Presidentit Bamir Topi per Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese e ka dhene edhe Partia per Drejtesi dhe Unitet.
Relacioni per Fatmir HoxhenSipas relacionit perkates per kandidaturen e Fatmir Hoxhes vleresohej parimi i integritetit moral profesional i pavaresise dhe paanesise se tij. Ne kete kuader Komisioni i Ligjeve vendosi ti rekomandoje seances plenare miratimin e kesaj kandidature si anetar ne Gjykaten Kushtetuese. Relacioni i kandidatit Fatmir Hoxha eshte lexuar nga deputeti demokrat Ylli Lama.
Relacioni per Edlira JorgaqinPer kandidaturen e Edlira Jorgaqit si anetare e Gjykates Kushtetuese demokratet ne Komisionin e Ligjeve theksuan se zonja Jorgaqi gjate seances degjimore ka treguar mungese koherence tendence per devijim nga pyetjet dhe parregullsi te renda ne raport me kerkesat e kuadrit ligjor dhe ne raport me organet shteterore. Per rrjedhoje Komisioni i Ligjeve vendosi ti rekomandoje seances plenare mosdhenien e pelqimit.
Relacioni per Artan HoxhenKomisioni i Ligjeve me votat e demokrateve i rekomandoi seances plenare mosdhenien e pelqimit per kandidaturen e Artan Hoxhes si anetar i Gjykates Kushtetuese. Ne relacionin e demokrateve theksohet se gjate viteve te ushtrimit te funksioneve te tij nuk ka pasur rritje profesionale nderkohe qe nenvizohen funksionet e tij te ushtruara para viteve 90 ne sherbim te diktatures.
Relacioni per Ardian LekenNe relacionin per kandidatin Ardian Leka theksohej se kandidati nuk i dha mundesine Komisionit te Ligjeve qe te krijoje nje perceptim lidhur me shkallen e njohurive te tij ne sferen e veprimtarise ne Gjykaten Kushtetuese dhe per ceshtje te se drejtes ne pergjithesi. Po ashtu ne relacion theksohet se kandidati ne fjale ka pasur marredhenie kontradiktore me legjislacionin fiskal dhe qartazi ka refuzuar te njohe dhe te pranoje detyrimet qe atij i burojne nga ligji.
Reagimi i opozitesAnetaresia socialiste ne Komisionin e Ligjeve theksoi se ky ishte sulm i hapur ndaj Presidentit Bamir Topi pasi pretendimet e PD-se nuk qendrojne. Deputeti socialist Bashkim Fino beri me dije se arsyeja e kundershtimit te kandidaturave ka si qellim te vetem sulmin ndaj Presidentit. Tre kandidatet e tjere kane performance edhe me te mire se ajo qe keni votuar. Kjo deshmon qarte se me kundershtimin dhe sulmin qe i behet ne kete menyre Presidentit synohet te vihet nen strehen e qeverise nje institucion i pavarur sic eshte Gjykata Kushtetuese tha Fino. Kryetari i Komisionit i ka hedhur poshte pretendimet e deputetit Fino duke i cilesuar te padrejta. Kushtetuesja nuk eshte ushtari yne dhe relacionet nuk jane politike tha Rusmali.
Debatet ne komisionKandidatura e Artan Hoxhes ka ndezur debatin me te madh ne Komisionin e Ligjeve mes demokrateve dhe socialisteve. Socialistja Vasilika Hysi i eshte drejtuar relatorit te kandidatit Artan Hoxha deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke i thene se zoti Alibeaj ka moshen aq sa vite pervoje ka zoti Hoxha. Citimi qe beni ju zoti Alibeaj lidhur me ligjin e lustracionit nuk ka vend. U referohesh vendimeve qe Gjykata Kushtetuese dhe Venecia i kane rrezuar. Kunderpergjigjja e deputetit Aliebaj per deputeten Hysi ka qene se zoti Hoxha ka indiferentizem potencial ne ushtrimin e detyres. Nga ana tjeter deputeti Sajmir Tahiri ka theksuar se Partia Demokratike po ben gjykim politik per dekretet e Presidentit Bamir Topi.