Qeveria pa permbushur 36 pika te MSA

Lufta politike ne vend dhe mosarritja e konsensusit mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste ka bere qe nje pjese e direktivave te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit te nenshkruar mes Shqiperise dhe Komisionit Europian te mos zbatohen. Ky eshte konkluzioni qe nxjerr ne raportin e monitorimit te tij per zbatimin e MSA-se fondacioni SOROS ne Tirane. Keshtu si elementet e paplotesuara shfaqen ata qe lidhen me reformen ne administraten publike dhe procesin e decentralizimit ne vend. Por ndonese ka elemente te paplotesuara nga ky dokument gjate periudhes tetor 2009 - shtator 2010 qeveria shqiptare ka zbatuar pjesen me te madhe te masave te parashikuara ne Planin Kombetar per Zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit 2009-2014 ne 12 fushat e monitoruara nga ana e SOROS-it. Jane identifikuar 98 masa te zbatuara 38 te zbatuara pjeserisht dhe 36 te pazbatuara nga 172 te monitoruara gjithsej. Ne keto baza mund te arrihet ne perfundimin qe PKZMSA ka mundesi te mira te behet nje dokument i suksesshem politikash per anetaresimin e Shqiperise ne BE theksohet ne raportin e publikuar nga SOROS nje jave perpara publikimit te raport-progresit te Komisionit Europian per Shqiperine.
ProblemetRaporti i publikuar dje thekson se jane dy fusha me numrin me te madh te masave te pazbatuara fusha keto qe lidhen me reformen e administrates publike dhe procesin e decentralizimit nen kapitujt e demokracise dhe shtetit te se drejtes. Ne shtjellimin qe u behet ketyre ceshtjeve theksohet se reforma ne administraten publike per periudhen e monitoruar ka ecur me ritme te ngadalta lidhet me faktin se ne Parlament ka munguar konsensusi dhe votat per te miratuar ndryshimet ne ligjin mbi sherbimin civil. Mungesa e konsensusit politik ne Parlament per miratimin e ketyre ndryshimeve e ka penguar seriozisht progresin. Prandaj rekomandimi kryesor per kete sektor eshte qe Parlamenti te gjeje vullnetin e duhur per te bashkepunuar dhe te arrije konsensusin e nevojshem per ndryshimin e ligjit mbi sherbimin civil theksohet ne raport. Po keshtu per sa i perket procesit te decentralizimit theksohet se 9 nga 13 masat e rekomanduara nga MSA nuk jane zbatuar. Nga keto masa te diktuara prej Brukselit vetem dy jane zbatuar plotesisht dhe dy te tjera jane zbatuar pjeserisht. Reforma e decentralizimit ne Shqiperi thuajse ka ngecur dhe kjo duket nga numri i nje sere nismash ligjore qe vazhdojne te trashegohen te pazbatuara ne PKZMSA nga viti ne vit. Cdo ceshtje politizohet dhe perpjekjet per te reformuar kete sektor zakonisht kthehen ne beteje te ashper politike te polarizuar mes pozites dhe opozites theksohet ne raport. Po keshtu raporti evidenton si projekt edhe problemin e mosperfshirjes se njesive te qeverisjes vendore ne procesin e vendimmarrjes per percaktimin e prioriteteve te ndihmes se huaj. Ky proces udhehiqet nga institucionet qendrore te cilat percaktojne prioritetet kombetare gjate negociatave por nuk arrijne te adresojne ceshtje te vecanta te zhvillimit qe vijne nga institucionet e pushtetit vendor evidentohet ne raport.
ArritjetRaporti i SOROS-it thekson se te vetmet fusha ku nuk ka masa te pazbatuara jane mbrojtja e pakicave dhe mbrojtja e te dhenave personale. Autoritetet shteterore jane mobilizuar per permiresimin e situates se komunitetit rom dhe zbatimin e Planit te Veprimit te Dhjetevjecarit Rom theksohet ne raport. Po keshtu theksohet se ka nje permiresim te dukshem per sa i perket zbatimit te ligjit per mbrojtjen e te dhenave. Nga ana tjeter si progres jane cilesuar edhe masat e marra ne kuader te parandalimit te pastrimit te parave luften kunder drogave luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme dhe luften kunder terrorizmit. Progresi i arritur ne keto fusha mund ti kushtohet presionit per veprime te vrullshme nga ana e qeverise ne kontekstin e nje niveli te larte frustrimi me regjimin e vizave konsensusin nderpartiak mbi heqjen e regjimit te vizave liberalizimi i vizave ne rajon me Serbine Malin e Zi dhe Maqedonine si edhe misioneve te shpeshta te eksperteve nga KE te ndjekura cdo here nga rekomandime konkrete komentohet ky progres ne raport.