Zgjerohet Vjosa banoret apelojne per ndihme
Lumi Vjosa perpin dhjetera hektare toke ndersa fermeret leshojne alarmin per dukurine natyrore qe po merr permasa cdo dite. Kane qene fermeret e fshatrave Cakran dhe Kashisht ne rrethin e Fierit ata qe apelojne ndihmen e autoriteteve vendore pasi lumi Vjosa ka zgjeruar shtratin duke rrembyer shume nga tokat bujqesore. Pjesa me e madhe e tokes eshte zhytur ne uje. shte njesoj sikur ma kane marre pasi une nuk e kam me pronen time. Duhet qe shteti te nderhyje dhe te pakten te shpetojme kete qe na ka mbetur ka thene nje prej banoreve te fshatit Cakran. Por si ai jane me dhjetera fermere te tjere te cilet matin cdo dite siperfaqet e mbetura jashte pushtetit te lumit Vjose. Kane ardhur dhe vazhdojne te vijne perfaqesues te prefektures keshillit te qarkut e institucioneve te tjera perkatese te cilet shohin situaten na pyesin dhe dokumentojne. Deritani nuk eshte bere asnje investim qe te na mbroje pronen tone nga kjo grabitje mund ta quaj une qe po na ben lumi ka pohuar nje tjeter banor i Cakranit. Problemin nuk e fshehin as perfaqesuesit e pushtetit vendor apo Prefektures Fier madje ata jane shprehur se rreziku eshte evident dhe se ata kane kerkuar dhe vazhdojne te kerkojne vazhdimisht nderhyrje me ane te investimeve nga shteti per te perforcuar argjinaturen e lumit me qellim mosdaljen e tij ne siperfaqe bujqesore. Prefekti i Fierit Bujar Hasaj gjate nje takimi ne muajin nentor me kreun e emergjencave civile Ferdinand Olli ka kerkuar nderhyrjen e menjehershem ne zonat me problematike qe rrezikohen gjate stines se dimrit. Hasaj ka kerkuar investim per realizimin e projektit per rehabilitimin dhe perforcimin e argjinatures ne kanalin Levan-Vjose-Fier qe eshte demtuar ne masen 50 dhe rrezikon permbytjen e 8 fshatrave. Po keshtu eshte kerkuar zgjidhje perfundimtare per zbatimin e projektit te argjinatures se lumit Seman si dhe levrimin e fondit per zbatimin e projektit te ndertimit te pritesve ne kete lum ndalimin e demtimeve ne shtratin e lumit Vjose. Mes te tjerash eshte kerkuar edhe zgjidhje teknikeper disiplinimin e ujerave nga subjektet qe punojne per ndertimin e trasese autostradave Fier-Vlore.
.