E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovaret me pasaporta serbe stop ne Portin e Durresit

Autoritetet portuale Kemi urdher ndalimi

Skandal ne kufirin shqiptar dhjetera emigrante kosovare jane ndaluar nga policia kufitare e Durresit te imbarkohen ne tragete. Hyrja ne fuqi e nje vendimi te panjohur e te papublikuar as ne faqet zyrtare te Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit qe konsiderohet arbitrar per shtetasit kosovare te pajisur me pasaporta serbe ka detyruar shume familje kosovare qe udhetonin transit drejt Italise te kthehen mbrapsht. Te irrituar shume prej tyre jane kthyer drejt kufirit kosovar ndersa te tjere kane vijuar udhetimin me automjetet e tyre drejt kufirit shqiptaro-malazez nga ku kane kaluar pa asnje problem. Drejtuesi i policise kufitare dhe migracionit ne Durres Sajmir Boshnjaku eshte shprehur se ekziston nje urdher per bllokimin e te gjithe pasagjereve kosovare qe jane te pajisur me pasaporta serbe dhe ne rast se ata nuk do te ndalohen ne Durres do te ishin autoritetet italiane qe do te benin kthimin e tyre serish ne portin e nisjes. Kreu i kufirit permend pervec Italise edhe Suedine. Nje urdher i kufizuar ne shtete te caktuara i dhene nga kush qe prek kosovaret e pajisur me pasaporta normale apo vetem ata me pasaporta biometrike Shume pikepyetje ngrihen dhe ngelen pa pergjigje. Vetem zbatimi ka qene i prekshem. Dhjetera kosovare jane sprapsur pa mundur te realizojne udhetimin e paguar. Asnje njoftim paraprak nuk eshte bere per kete cenim te se drejtes se levizjes nje nga te drejtat themelore te njeriut dhe qe ne kete rast nuk perkon me perfitimin e shtetasve kosovare nga procesi i liberalizimit te vizave permes pajisjes me pasaporta biometrike serbe. Mes te ndaluarve per tu futur ne tragete ka pasur kosovare te pajisur me pasaporten normale serbe qe nuk ka lidhje me procesin e liberalizimit e qe jane prej shume vitesh emigrante te rregullt ne Gjermani. Njeri prej tyre qe udhetonte me bashkeshorten dhe dy femijet e vegjel thote se do te interesohet pas mberritjes ne Gjermani permes avokatit te tij lidhur me kete vendim te panjohur duke e cuar ceshtjen ne gjyq. Ndalimi i papritur i kalimit te kufirit ka nje kosto te madhe per emigrantet e kthyer qe kane prere biletat te cilat nuk u rimbursohen nga agjencite. Nuk e kuptoj kete mase te pabazuar e te paparalajmeruar. Kur kaluam kufirin kosovar askush nuk na tha qe mund te kishim probleme kjo po ndodh vetem ne Shqiperi. shte nje keqtrajtim i pakuptimte dhe i paargumentuar. Na thane vetem se nuk mund te hyje ne traget kush ka pasaporte serbe pasi ato jane shfuqizuar. Ne familjen time vetem une kam pasaporte serbe por jo biometrike. Jetoj prej vitesh ne Gjermani. Kjo eshte absurde dhe arbitrare. Nderkohe problemet jane hasur vetem ne Shqiperi ndersa kosovaret me pasaporta serbe kane kaluar pa probleme kufirin shqiptaro-malazez dhe kane kaluar qetesisht ne Mal te Zi Kroaci Slloveni Hungari dhe te tjera vende. Ne Ballkan Kosova ndihet shteti i vetem i izoluar pas liberalizimit te vizave dhe per Shqiperine e Bosnje-Hercegovinen. Qytetaret e Kosoves nuk mund te udhetojne pa viza ne zonen Shengen dhe menjehere pas vendimit te liberalizimit te vizave per Serbine shume kosovare nxituan te gjejne menyren per tu pajisur me pasaporta biometrike serbe kryesisht duke i blere ne shumat 4-5 mije euro dhe mundesuar levizjen e tyre te lire. Grupet kriminale jane aktivizuar edhe ne vendet e tjera fqinje dhe ne Shqiperi per te shfrytezuar nevojen e kosovareve per te levizur pa viza. Edhe ne Shqiperi kundrejt vleres se 3 mije eurove ka nisur pajisja me to. Nderkohe Komisioni Europian ka paralajmeruar fillimin e shpejte te dialogut edhe me Kosoven per procesin e liberalizimit por ky duket nje proces ende i larget ne kohe.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›