Shqiptari hidhet nga trageti gruaja rrefen ngjarjen
Eduart Teodori shqiptari 29-vjec duket se eshte perpire nga deti pasi u hodh nga trageti pas nje zenke me ish-bashkeshorten. Tre deshmitare kane treguar se pak para ores 5 te mengjesit i riu ka veshur disa veshje shpetimi ne uje dhe ka uleritur. Duke thene fraza pa kuptim ka hipur mbi nje vetrate dhe eshte hedhur ne det 25 milje larg bregut. Kerkimet vazhdojne megjithate ende asnje e dhene. Nje nga hipotezat eshte se ai mund te jete prekur nga helikat e tragetit. Megjithate hetimet kane vazhduar dhe e para qe eshte marre ne pyetje ka qene ish e fejuara nje shtetase rumune 27 vjece banuese ne Milano. Sipas saj te dy kane kaluar bashkerisht festat ne Shqiperi. Pushimet nuk kane ecur mire dhe rumunia ka vendosur te rikthehet ne Milano sebashku me vajzen e saj 4-vjecare. 29-vjecari ka bere gjithcka per te bindur. Tentativa e fundit ka qene hipja e tij ne traget per ta shoqeruar ne Itali. Ai ka tentuar me te gjitha menyrat per te folur dhe ate nate ka tentuar te shkoje ne dhomen e 27-vjecares por nuk ia ka dale te flisnin pasi dera ishte mbyllur. Deshmitaret kane treguar se 29-vjecari ishte ne gjendje shme te rende dhe nga deshperimi eshte hedhur ne det.
.