Kontrabanda ne Vlore 4 te arrestuar mes tyre nje doganier
Strukturat Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Vlorë mbas një hetimi intensiv 1 mujor është finalizuar operacioni i koduar "DOGANA" ku si rezultat i të cilit janë arrestuar 4 shtetas. Të arrestuarit janë Eduard Veizaj me profesion inspektor dogane si dhe tre shtetas të tjerë perkatesisht Klevis Brahimaj, Artan Brahimaj dhe Florjan Brahimaj.Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin ditën e djeshme kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat paguhet akcizë, më konkretisht: 96 shishe verë (të markës "Soloperto Manduria", 20 pako kafe, si dhe një sasi medikamentesh të ndryshme.Këto mallra fillimisht janë sjellë nëpërmjet pikës doganore portuale Vlorë të fshehura në një Kamion i markës Volvo me targa VL 0290 D i cili është kontrolluar nga inspektori i doganës Eduart Veizaj i cili nuk ka marrë masa për konstatimin e tyre. Me tej mallrat janë transportuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 0565 D të drejtuar nga shtetasit Klejvis Brahimaj dhe Florjan Brahimaj të cilët pas ndjekjes së bërë nga shërbimet e policisë janë kapur në flagrancë në afërsi të banesës së tyre.