Berisha takon Liu Çi: Mirëpresim investitorët kinezë
TIRANË- Kryeministri Berisha priti në takim anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi.
Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, si ato politike, institucionale ekonomike, kulturore, etj. Në mënyrë të veçantë Kryeministri Berisha i vuri theks zhvillimit të marrëdhënieve midis dy partive nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërpartiake.
Ai theksoi se investitorët kinezë janë të mirëpritur të investojnë në Shqipëri si dhe të përfitojnë nga investimet në infrastrukturë dhe punë publike, qoftë në sektorin publik dhe atë privat. Ai inkurajoi investime në infrastrukturën portuale, në energjetike, miniera, në turizëm, etj dhe siguroi se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për to.
Duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, Kryeministri u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze që mund ta shfrytëzojnë këtë pozitë të favorshme për penetrim të mëtejshëm në tregjet evropiane.
Zoti Liu Çi vlerësoi progresin e vrullshëm që ka njohur Shqipëria. Ai nënvizoi se të dy vendet duhet të zhvillojnë me prioritet marrëdhëniet ekonomike dhe se qeveria kineze do të krijojë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu, se do të inkurajojë kompanitë kineze me reputacion që të shfrytëzojnë potencialet që ofron ekonomia shqiptare.
Në këtë kuadër, ai u shpreh se zyrtarët midis dy vendeve duhet të studiojnë të gjitha projektet e zhvillimit dhe mundësitë për financimin e tyre, si dhe shprehu interes për krijimin e një zone të lirë për investimet kineze. Ai gjithashtu informoi kryeministrin Berisha dhe shprehu kënaqësinë e tij se një grup prej 100 kompanish kineze në maj të këtij viti do të vizitojnë Shqipërinë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Projektet e Tiranës, Basha merr mbështetjen e Kinës